BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Gossip

Efi lë pas famën dhe dashurinë, planet për jetën e re në Francë, ja pse ish-banorja e BBV mori këtë vendim

Efi lë pas famën dhe dashurinë, planet për jetën e re

Që pas përfundimit të “Big Brother”, ndryshe nga ish-banorët e tjerë, Efi zgjodhi që të tërhiqej disi nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj.

Përgjatë gjithë verës e pamë teksa shijonte pushimet, duke zgjedhur mos të përzihej më në atë çfarë ndodhi në “Big Brother”. Pas disa muajsh, ajo bëri daljen e saj publike, ku dhe për herë të parë foli për miqësitë e lojës, por edhe projektet e reja.

Ajo tregoi se me kë e ka ruajtur marrëdhënien pas përfundimit të lojës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me thënë të drejtën, dy kisha njerëz më të afërt atje në shtëpi, Luizin dhe Kiarën, por nuk kemi folur me asnjërin që nga fundi i lojës. Kam dashur t’i mbyll komplet zërat rreth ‘Big Brother’”, u shpreh Efi.

Më tej, ajo habiti opinionin publik, teksa u shpreh se do të shpërngulej për të jetuar në Francë, duke lënë pas gjithçka që kishte përjetuar në televizion. Më tej, ajo ka zbuluar se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.

“Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi.

Teksa u pyet nga moderatorja se a do luante krah Luizit dhe Oltës, ish-banorja tha: “Puna është punë”.

Duket se pasi provoi famën në vendin tonë, Efi ka vendosur të nisë një jetë të re në Francë. Nuk dihet ende nëse do të largohet për një projekt pune, apo thjesht për të ndryshuar ambient, pasi vetë, ish-finalistja ka zgjedhur mos të thotë asgjë më shumë sesa faktin që po largohet. Kujtojmë se ky largim nga vendi, vjen edhe pak kohë pas lajmit se tashmë ishte ndarë nga i dashuri i saj.

Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”. Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.

Kujtojmë se gjatë verës, Efi udhëtoi drejt jugut të Francës, për të kaluar disa ditë pushime. E vetëm pak muaj më pas vjen edhe ky largim, që pritet të ndryshojë jetën e saj. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të tërhiqet edhe nga rrjetet sociale, duke mbyllur kapitullin me famën, apo do të vijojë të jetë aktive në rrjetet sociale, ku si ka deklaruar vetë nuk dëshiron të flasë për “Big Brother”, apo për miqësitë e krisura aty brenda.