
Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

"Ekstreme"/ Iva Tiço del me deklaratën e papritur, tregon çfarë po e shqetëson: Më keni shkruar...

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Qershor 2022

Ndalimi i abortit në në SHBA, ngjalli një debat të madh jo vetëm atje por në mbarë botën. Ky vendim u kundërshtua nga shumë personazhe të njohur e të panjohur. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe gazetarja Iva Tiço, e cila përmes një postimi në Instagram shkruan se çdo grua ka të drejtë ta zgjedhë vetë se kur do që të sjellë në jetë një fëmijë.
"Dy fjalë në qetësi nga divani i shtëpisë, për debatin e shpërthyer ditët e fundit në SHBA dhe që mesa duket dhemb kaq shumë dhe në Tiranë, edhe pse duket sikur nuk ndikon drejtëpërdrejtë.
Të mbështesësh të drejtën e grave për të zgjedhur të ndërpresin shtatëzaninë, për mua do të thotë të mbrosh një të drejtë themelore, që është fituar me çmimin e mijëra jetëve të ndërprera në tryeza kasapësh anembanë botës dhe miliona jetëve të tjera të shkatërruara nga sjellja në jetë e një fëmije të padëshiruar: jetë grash të çuara dëm e të ngecura në fate që nuk i donin, por dhe jetë fëmijësh të braktisur.
Si në çdo debat, në vend të flasin mjekët, ka folur politika si dhe moralistët që marrin emrin “analistë e opinionistë” (ku futem dhe unë, pa merak).
Të gjithë në nëpër debate mbrojmë mendimin tonë, të formuar nga shkollimi, leximet, ndikimet e njerëzve që kemi afër, ndokush dhe nga parimi “si të behem i dashur për ata që më dëgjojnë”. Kështu që debati përfundon në zhurmë, klikime, tifozllik, sa mirë ia dhjeve, si ta futi ashtu, e kështu gjërash normale për debatet shqiptare ku njerëzit flasin dhe nuk dëgjojnë, dëgjojnë, por s’duan të kuptojnë, ose nuk ua do puna të kuptojnë.
Gjithsesi, për hir të të gjithave që më keni shkruar këto dy dite dhe jeni ndjerë të ofenduara nga të tjerët, nëse mendoni si unë: jeni OK të mbroni mendimin tuaj dhe nëse përpara jush do dalin t’ju thonë që jeni vrasëse dhe jeni kundër jetës vetëm pse ngrini zerin për një liri themelore siç është kjo e grave që të vendosin vetë kur ta sjellin apo jo në jetë një femijë. Kjo është një temë që duhet ta diskutoni vetëm me doktorin tuaj dhe nuk ka moralist studioje që t’ju bëjë të ndiheni në faj apo kriminele për zgjedhjet e jetës suaj.
Ndërprerja e shtatëzanisë, nën kujdesin e mjekut, me ndërhyrje, me pilule a sidoqoftë nuk është një metodë kontraceptive, por është një masë esktreme që nuk bën të lumtur asnjë grua që e kryen. Por ajo që e kryen e di vetë pse e bën, ndaj le ta ndihmojmë e mos ta rendojmë me etiketime e dokrra që s’i hyjnë askujt në punë. Le të punojmë për të edukuar të rinjtë me metodat kontraceptive, seksin e sigurtë, si të vetmet mënyra për të ulur numrin e aborteve.
Sepse historia na mëson që ligjet që ndalojnë nuk e zhdukin një fenomen, vetëm sa e bëjnë të kushtojë më shumë. Dhe vetëm budallenjtë nuk nxjerrin mësime nga historia.
PS: Nëse këto që thashë më sipër më bëjnë mua: socialiste, komuniste, feministe, liberale, woodstock-iste e gjithë etiketimet që bëjne “konservatorët” (konserator shqiptare hahahhha, çfarë shakaje pa shije) epo faleminderit shumë: kjo tregon se po plakem me mend në kokë. S’ka më mirë sesa te plakesh duke i kuptuar njerëzit, duke e vënë veten në vendin e atyre që nuk janë si ty", shkruan Iva në postimin e saj.
Më të lexuarat


Olta Gixhari flet troç dhe tregon për dhuratat që shkëmben me partnerin: Nuk jemi si çiftet e tjera (VIDEO)

“Bëhem shumë nervoze”, Iva Tiço flet për jetën e saj private dhe vështirësitë me bashkëshortin

Merr fund gjithçka mes tyre/ Blero e uron për ditëlindjen me mesazhin e koduar, reagimi i Afronës lë pa fjalë fansat (FOTO)

Çfarë i ka ndodhur? Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ del me deklaratën e papritur: Dua të rezervoj një vend në gomone e të iki për...(FOTO)

Dalin pamjet/ Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëron

Pak vite në treg por hyri rrufeshëm dhe sot bën namin, e njihni kush është artistja e njohur 20 vite më parë (FOTO)

Festë në shtëpinë e Arben Derhemit, shfaqet si rrallëherë publikisht me prindërit dhe ka një mesazh: I lumtur që jeni kaq të fortë! (FOTO)

Vera nuk mund të ishte më e bukur se kaq për Eni Vasilin, gazetarja publikon foton e rrallë

Arbana Osmani ndan lajmin e keq me fansat, anulon projektin e saj dhe zbulon shkakun: Kam vendosur të mos...

Ju kujtohet “Marigoja” që na ka mbajtur të gjithëve të mbërthyer pas ekranit? Aktorja nuk njeh moshë, s'do ta besoni si duket sot. Elvira rrëfen momentin e trishtë kur u nda nga jeta vajza e saj (FOTO)
