Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eleni për mediat greke: Racistët që më bënë të kem frikë të pranoj prejardhjen time

Postuar: 17/05/2018 - 16:50

Eleni Fuoreira ka lindur në Shqipëri dhe ka jetuar disa vite, më pas gjatë luftës civile bashkë me familjen ajo është larguar drejt Greqisë. Prej vitesh jeton aty dhe këtë vit Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018.

Ky Eurovision ishte shumë i rëndësishëm pasi konkurronin tre shqiptarë dhe çdo dalje e tyre bashkë përbënte lajm jo vetëm për shqiptarët por edhe vendet e tjera, ku gazetar të shumtë nga shumë vende evropiane pyesnin tre këngëtarët shqiptarë nëse ishin takuar bashkë.

Por ajo që ngjalli shumë polemika dhe komente negative nga grekët, ishte simboli i shqiponjës që Eleni dhe Eugenti bënë. Për të shprehur mbështetje dhe krenari për prejardhjen e saj, në mënyrë fare spontane, Eleni kishte bërë simbolin e flamurit shqiptar.

E gjitha kjo u përkthye në ofendime dhe sharje nga ana e grekëve, deri tek parlamentarët. Tani pas përfundimit të festivalit, Eleni ka folur për televizionin “Star TV”, duke treguar eksperiencën e saj të hidhur në lidhje me sulmin që iu bë pasi ajo bëri simbolin e shqiponjës së bashku me përfaqësuesin e Shqipërisë, Eugent Bushpepën.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturin vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frik të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë Eleni.

Gjithashtu, një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i ka përjetoi shumë keq këto akuza dhe është mbyllur në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka treguar gazetari i “Star Tv”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/08/2018 - 22:33

Meghan Markle deklaroi se nuk do të flasë më me të atin Thomas derisa ai të sillet më me respekt ndaj saj, si dhe të ndalë ofendimet në publik.

Postuar: 14/08/2018 - 22:05

Silvia Caruso është një e preferuar e rrjeteve sociale, e cila ka mbi 1.6 milion fansa vetëm në I

Postuar: 14/08/2018 - 21:02

Në ditëlindjen e 21-të të Kylie Jenner, motra e saj Kim Kardashian kishte zgjedhur një fustan ngj

Postuar: 14/08/2018 - 20:28

Emily Ratajkoëski serish ka çmendur miqtë në Instagram me foto seksi.

Postuar: 14/08/2018 - 18:58

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të përfolur për momentin.

Postuar: 14/08/2018 - 18:53

Këngtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është vendosur shpeshherë në qendër të mediave rozë pë

Postuar: 14/08/2018 - 18:40

Ata janë ndër çiftet e preferuar të showbvizit shqiptar.