Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elvana Gjatën e pushton heshtja/ Si qëndron e vërteta e klipit ku shfaqet superseksi dhe kush e nxori?

Postuar: 20/10/2018 - 15:34

Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim. Në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe i dashuri i saj Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim.

Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, është publikuar klipi i saj më i ri, ku ajo shfaqet shumë seksi. Ka qenë bashkëpunëtori në këtë projekt, producenti amerikan PooBear, ai që ka publikuar videon e re, ku Elvana ka nxjerrë të gjitha asetet, ndërsa ndërron disa veshje transparente, të cilat i ka veshur pa të brendshme.

“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana dhe që vjen në gjuhën angleze. Me një imazh super të kuruar, këngëtares i del më shumë sesa duhet pjesa intime në skenat mjaft të nxehta me veshje provokuese, të bëra jo pa qëllim nga artistja për këtë projekt ndërkombëtar.

Por ndryshe nga lançimi i projekteve të mëparshme, të cilat Elvana i publikonte vetë në profilet e saj zyrtare me mbi 1 milion ndjekës, këtë herë “Instagram”-in e ka pushtuar heshtja, që pas ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Kujtojmë që Poo Bear është producenti, me të cilin Elvana nisi bashkëpunimet, që do t’i hapnin rrugën drejt famës ndërkombëtare, sipas panorama.

Pas rënies në kontakt me të, ajo u vendos për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi për realizimin e këngëve në gjuhën angleze. Me rikthimin e saj në Shqipëri, Elvana Gjata ishte shumë kreative në lançimin e disa projekteve të njëpasnjëshme. Fillimisht ajo nxori albumin e saj “3EP”, që ishte në gjuhën shqipe dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Pas tij, këngëtarja njoftoi edhe bashkëpunimin e saj me një nga reperat më të njohur në botë, Ty Dolla Sign. Gjithashtu, ajo publikoi këngën “Off Guard”, që u kthye brenda pak ditësh në hit. Këngëtarja, prej kohësh, po punonte me producentin Poo Bear për tregun ndërkombëtar dhe ishte pikërisht kënga “Shade” që ai e publikoi si këngë fillimisht në “Youtube”, para gjashtë muajsh.

Kjo këngë, ndryshe nga të tjerat, erdhi pa një videoklip, për të cilin, mesa duket, ata kanë punuar këto muaj dhe që u publikua dje nga producenti. Le të shohim se si do të vazhdojë karriera e Elvanës, pas ngjarjes ku u përfshi dhe emri i saj bashkë me partnerin Ervin Mata.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 20:09

Këngëtarja Era Istrefi ka ndryshuar si shumë në trupin e saj.

Këtë mund ta shohim në fotot e fundit të cilat ajo i ndan me ndjekësit në rrjete sociale.

Postuar: 19/03/2019 - 17:19

Olen Çezari, violinisti dhe artisti i njohur shqiptar ka publikuar pak orë më parë një foto me ba

Postuar: 19/03/2019 - 16:56

Ashtu siç dihet ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është i martuar me italianen, Monika në prof

Postuar: 19/03/2019 - 14:42

Ofendimet në drejtim të Linda Halimit dhe familjes së saj nuk po ndalojnë.

Postuar: 19/03/2019 - 14:40

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtari shumë i njohur Stine nëpërmjet një postimi në ‘I

Postuar: 19/03/2019 - 14:27

7 maji është një ditë e veçantë për moderatoren Arbana Osmani dhe partnerin e përfolur, regjisori

Postuar: 19/03/2019 - 13:31

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca është padyshim një ndër personazhet që kom