Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Emri i Bujar Asqeriut nuk është ky që e njohim, aktori tregon historinë tronditëse

Postuar: 18/04/2019 - 19:14

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera foli edhe për emrin e tij të vërtetë.

Të gjithë mbetëm të habitur kur ai tregoi në studio se emri i tij i vërtetë është Drini dhe se të gjithë e thërrasin atë me këtë emër.

Aktori rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e trishtë që fshihet pas emrit, duke thënë se Bujar quhej vëllai i tij i madh i cili kishte ndërruar jetë kur ishte vetëm 6-muajsh.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6-muajsh. Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘Ç’është ky emër lumi?’ Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja”, tha Bujari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2019 - 23:38

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Flaka Krelani dhe motra e saj, komentatorja e parë sportive, Qëndresa Krelani janë të ftuara mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, ku gjatë emisionit zbuluan shumë

Postuar: 25/05/2019 - 22:41

Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa është komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit sh

Postuar: 25/05/2019 - 22:24

Sonte është duke u zhvilluar puntata e fundit e sezonit të dytë të emisionit ‘Dua të të bë

Postuar: 25/05/2019 - 16:49

Lindita Halimi postoi video dhe foto të vajzës së saj, Kaimana, tashmë 10-javëshe.

Postuar: 25/05/2019 - 16:12

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet episodi i fundit i emisionit 'Dua të të bëj të lumtur'

Postuar: 25/05/2019 - 15:51

Dojna Mema është një prej moderatoreve më të reja dhe protagoniste në ekran, të cilën e pamë këtë

Postuar: 25/05/2019 - 15:41

Loja me “Emoji” është një prej lojërave që herë pas here zhvillohet në emisionin &ldq