BREAKING NEWS

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni konfirmon: "Imazhe autentike", këtu janë alienët

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni
x

Gossip

Eneda Tarifa tregon pengun për Eurovizionin dhe zbulon traumën që pësoi pas festivalit: Do di si të veproj nëse shkoj edhe një herë tjetër

Eneda Tarifa tregon pengun për Eurovizionin dhe zbulon traumën që

Eneda Tarifa e ftuar në Soiree ka folur pikërisht për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Fairytale”.

Mesa duket Eneda nuk ka dalë e kënaqur me paraqitjen skenike të saj dhe nënvizoi një detaj ku sipas së cilës mund ta ketë penalizuar. Sipas saj, fakti që u prezantua në Eurovizion me këngën në gjuhën angleze mund edhe ta ketë pësuar

“Nëse më përpara qëllimi ishte të fitoje festivalin vetëm si festival, tani është që të mendosh një element që të pëlqehet në Eurosong. Shpeshherë ka qenë edhe tek modifikimi. Unë e kam pësuar tek modifikimi i materialit për shembull. Nëse do të kisha shkuar me atë material siç e kisha në fillim, besoj se do të ishte shumëherë më e mirë. Atë vjet që mora pjesë ishte një politikë që duhet të ishim më të bashkuar. Dhe ata kanë direktivat e tyre, që të kenë pak më shumë këngë në anglisht le të themi. Prandaj ndodhi. Nëse do më jepej prap mundësia për të zgjedhur do të shkoja me versionin shqip”, është shprehur Eneda Tarifa.

Këngëtarja ka treguar se ka dal me një traumë nga Eurovizioni, të cilën e quajti “trauma post-festivali Europian”

“Unë nuk kam probleme të shkoj prapë. Unë herën e dytë kam përshtypjen do di si të veproj, qoftë edhe me drejtuesit e RTSH. Ata që janë përgjegjës për paraqitjen në Eurosong, qoftë edhe me autorët e këngës, orkestruesit dhe të gjithë ata që merren me dukjen. Mendoj që të gjithë këngëtarët që vijnë (nga Eurovizioni), vijnë me një traumë që quhet trauma post festivali Europian. Është shumë mistike, shumë misterioze”, ka treguar Eneda.