BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Gossip

“Erdhi ky katunari nga Erseka”/ Ajlin Petrela dhe Erion Isai rrëfejnë historinë e pazakontë të dashurisë së tyre: Nuk e pëlqeja fare! (VIDEO)

“Erdhi ky katunari nga Erseka”/ Ajlin Petrela dhe Erion Isai

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Ajlin Petrela u bënë sot pjesë e rubrikës ‘Gjysma ime’ në emisionin ‘E diela shqiptare’.

Në 11 vite së bashku, i ka mbajtur pasioni, puna, karizma, humori, por mbi të gjitha, dashuria. Familja e tyre tashmë është plotësuar me dy vajza të bukura, Ajër dhe Edua.

Erioni e shpreh shumë më shumë me fjalë dashurinë e tij ndaj Ajlin, ndoshta edhe për shkak se është aktor, regjisor e skenarist dhe fjalët janë pika e tij e fortë. Por në kthimin e tyre pas në kohë, 11 vite më parë kur ishin ende studentë në Akademinë e Arteve dhe nga ku nisi gjithçka, Ajlin thotë se në atë kohë nuk kishte asnjë pëlqim ndaj bashkëshortit me të cilin ajo sot ndan jetën, ndaj dhe njohja e tyre nuk ka qenë e zakontë.

Ardit Gjebrea: Erioni të prezantoi me fjalë shumë të bukura, tani, është e vërtetë që në fillim ti nuk e pëlqeje Erionin?

Ajlin Petrela: Fare. Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ajlin Petrela: Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”.

Ardit Gjebrea: Po.

Ajlin Petrela: Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti Erion në veten tënde ishe betuar për diçka. Cili ishte ai?

Erion Isai: Shiko, unë isha betuar që grua nga Akademia e Arteve nuk do merrja.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Erion Isai:  Po, është shkollë shumë e vështirë, sidomos tek arti dhe konsumonim kohë pafund. Sezoni i provimeve në Akademinë e Arteve nuk është si çdo student që shkon në dhomë, në shtëpi, mëson, studion. Atje deri në 3 të mëngjesit nëpër studio, bëj prova. Më kishte ardhur në majë të hundës e gjitha si proces dhe mendoja që do ta gjeja jashtë profesionit për të pasur atë larmishmërinë. Mirëpo, për këtë më ra në kokë pastaj.