Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ermal Mamaqi sapo zbuloi se në vend të Amit mund të ishte martuar me Albana Osmanin, por ja çfarë i ndau

Postuar: 14/12/2018 - 11:52

Pavarësisht se ajo u bë prezantuese e programit të humorit “Portokalli”, që në vitin 2006, vetëm tani e mësojmë se përzgjedhja e Amarda Toskës ishte përmes një konkursi.

Në emisionin e tij të radhës, Ermal Mamaqi, zbulon se në garë për të qenë prezantuese e “Portokallisë” me bashkëshorten e tij ka qenë edhe Albana Osmani.

Jo vetëm kaq, por Ermali dhe Albana mund të ishin sot një çift bashkëshortësh! Okej, këtë nuk mund ta vërtetojmë, por moderatori i bën këtë pyetje të ftuarës së tij, nëse do të kishin pasur një mundësi bashkë.

“Në ‘Portokalli’ në kohën kur konkurroi dhe Ami, ajo fitoi, ti nuk fitove. Pra në qoftë se do ta kishe fituar ti ‘Portokallinë’, ne do të ishim të martuar bashkë?”, i drejtohet Ermali Albanës, në videon e publikuar në Instagram, të shkëputur nga emisioni që do të transmetohet nesër.

Kjo e fundit pohoi me një “Po” të zgjatur, duke vijuar shakanë e moderatorit të emisionit “Xing me Ermalin”.

Pavarësisht se dy moderatorët kanë qenë në garë mes tyre koha ka treguar se nuk ka pasur hatërmbetje. Por a do ta mendonit ndonjëherë Ermalin si bashkëshortin e Albanës? Vështirë ta imagjinojmë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@albanaosmani1 e ftuar kete jave ne Xing me Ermalin! Diten e shtune, ora 21:40 ne tv Klan!

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 14:54

Ledina Çelo e ka pranuar sfidën më të re që po fikson të gjithë të famshmit shqiptarë dhe madje mund të themi që është fituesja e saj.

Postuar: 16/01/2019 - 13:21

Pre e sfidës më të njohur të momentit në rrjetet sociale “10 year challenge” janë bër

Postuar: 16/01/2019 - 13:10

 Reperi Majk ka kaluar një ditë të bukur me djalin e tij, Roan.

Postuar: 16/01/2019 - 13:08

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga të rinjtë dhe njëkohësisht më e komentua

Postuar: 16/01/2019 - 12:03

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona, janë bërë prindër për herë të

Postuar: 16/01/2019 - 11:44

Aktori denoncoi në rrjetet sociale vjedhjen e çantës dhe përmes “Twitter”-it bëri një