Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ermal Mamaqi: Si ia mora adresën një të riu dhe u bëra personazhi më i ndjekur në “Facebook”

Postuar: 10/10/2017 - 21:38

Gazetarja Eni Vasili ka zgjedhur që këtë të martë në emisionin “Studio e Hapur” të trajtojë një fenomen që na përfshin të gjithëve, realitetin virtual dhe komunikimin online.

Një nga të ftuarit ka qenë Ermal Mamaqi, i cili është personazhi që ka më shumë ndjekës në “Facebook”.

I pyetur nëse e konsideron veten mbret apo skllav të rrjeteve sociale, Ermal Mamaqi tha se e ndjen veten në mes.

 “Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”, tha Mamaqi.

Ndërkohë i pyetur si arriti të bëjë 2 milionë ndjekës në ‘Facebook’, Ermal Mamaqi tha se në vitin 2013 ia ka marrë adresën një të riu i cili e kishte hapur me emrin e tij.

“Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në “Facebook” dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqeshe si unë. Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte. U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”, tha Mamaqi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 11:12

Jo vetëm që ajo është një këngëtare, aktore dhe kreu i markës Fenty, e cila përfshin kozmetikë dhe të brendshme, por tani ylli është emëruar “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” në vendlindjen e sa

Postuar: 22/09/2018 - 10:00

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi ka pushtuar faqet e mediave botërore për shk

Postuar: 21/09/2018 - 23:28

Dren Abazi është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Postuar: 21/09/2018 - 21:58

Sipas orarit të paraparë, tashmë ka nisur dasma e madhe e Gjikos dhe Elita Rudit.Çifti po kurorëz

Postuar: 21/09/2018 - 21:41

Tea Zhuli dhe Kristi Becka janë dy personazhe që u njohën brenda mureve të reality show “Bi

Postuar: 21/09/2018 - 21:34

Personazhi mjaft i njohur për publikun, Robert Aliaj ka ardhur me një rrëfim ndryshe.

Postuar: 21/09/2018 - 21:07

Thashethemet e shtatzënisë po qarkullojnë rreth Meghan Markle dhe Prince Harry.Këtë javë, psikolo