Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ermal Mamaqi zbulon fitimet marramendëse të filmit “2 Gisht Mjaltë”

Postuar: 24/05/2019 - 20:20

Ermal Mamaqi ka premtuar se filmi i tij i fundit “Dy Gisht Mjaltë” do të transmetohet në të gjithë SHBA-në.

Në një intervistë për median prestigjioze “CINEUROPA”, moderatori Ermal Mamaqi i cili është aktor dhe producent i filmi,t ka thënë se së shpejti filmin do e shohim në kinematë e Amerikës.
Ermali u shpreh se filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro dhe se buxheti i tij ishte 300 mijë euro.
 
“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve”.
 
Moderatori tregoi se në fillim druhej për ecurinë e filmit, dhe nëse do t’i merrte paratë të cilat i kishte shpenzuar:
 
“Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, u shpreh Ermal Mamaqi për “CINEUROPA”
 
“2 gisht mjaltë” së shpejti do jepet në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë, ndërsa aktualisht filmi ka pushtuar kinematë e Austrisë dhe Gjermanisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:35

Marrëdhënia e saj me djalin e ish- kryeministrit Berisha është kthyer sërish në qendër të vëmendjes sot, kur një komentues e akuzoi se bën pushime të shtrenjta me paratë e vjehrrit.

Postuar: 25/06/2019 - 11:09

Aktori i humorit shumë i dashur për të gjithë Bes Kallaku, në rrjetin social ka postuar një video

Postuar: 25/06/2019 - 11:07

Moderatori i njohur  Alban Dudushi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqi

Postuar: 25/06/2019 - 09:30

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në "E diel

Postuar: 24/06/2019 - 16:47

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është e martuar me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Erma