BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Gossip

Ermal Mamaqi zbulon pjesë nga teksti i Edi Ramës në film, tregon edhe zhgënjimin me kryeministrin: U habita! I thashë me të vërtetë do e bësh...

Ermal Mamaqi zbulon pjesë nga teksti i Edi Ramës në film, tregon

Është përfolur më shumë kohët e fundit fakti që Edi Rama do jetë pjesë e filmit “I Love Tropoja” në rolin e dajës së Ermalit. Në filmin e tij ku protagonist është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama Ermal Mamaqi tregoi një episod.

"Ndodhi që njerëzit u habitën që ai erdhi dhe e bëri tekstin siç e kishim programuar ne. Kur po ja prezantoja rolin ishim diku. Po ia lexoja dhe në tekst është një frazë që ky i thotë dikujt: Edhe unë nuk i kam qejf brekët. Ia thashë dhe po prisja reagimin e tij". “Qenka e fort tha”. U habita dhe i thashë me vërtet do e bësh dhe më tha po mo qenka shumë e bukur. Nuk e ndryshoi tekstin, as e zgjati!", u shpreh Ermal Mamaqi, i ftuar në emisioni “ThumbOn” në TV Ora.

Por Ermal Mamaqi shprehu edhe zhgënjimin nga prania e kryeministrit: "Përkundrazi! Mendova do kemi ndonjë suport nga shteti, ndonjë lehtësi nga Pallati i Kongreseve. Zero, zero. Sepse thonë, ja ia kanë dhënë ngaqë është ai aty", tha ai.