Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ertugrul merr urdhër paraqitje me detyrim nga gjykata, ja çfarë ka ndodhur me aktorin

Postuar: 12/10/2018 - 16:12

Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar. I njohur me emrin “Ertugrul” nga seriali me të njëjtin emër Engin Altan Duzyatan ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve.

 
Megjithatë duket se aktori turk ndodhet në telashe me drejtësinë, pasi një gjykatë turke ka vendosur ta marrë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash. Këto hakëra akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.
18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.
 
Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslisah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan.Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan, por ai nuk është paraqitur. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar para trupit gjykues.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 22:51

Reperi Getoar Selimi ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan në portale se martesa e tij me moderatoren Marina Vjollca kishte marrë fund.

Postuar: 23/08/2019 - 21:50

Klaudia Pepa di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.

Postuar: 23/08/2019 - 21:31

Pas suksesit me filmin “2 gisht mjaltë”, aktori i humorit Ermal Mamaqi duket se nuk d

Postuar: 23/08/2019 - 15:23

Pas pushimeve në Mykonos me shoqërinë, nga ku postoi foto me rrobabanjo që tërhoqën shumë vëmendj

Postuar: 23/08/2019 - 14:35

Tanimë Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe gjithmonë

Postuar: 23/08/2019 - 11:58

Moderatorja, Roza Lati dhe aktorja e humorit Anna Lika kanë treguar gjithmonë që kanë një marrëdh

Postuar: 23/08/2019 - 10:29

Avokatja Ardina Çapi, që kur nisi rrugëtimin e saj në politikë mori një vëmendje të madhe meidati