BREAKING NEWS

Abuzoi seksualisht të miturën në Kamëz, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit para Policisë (EMRI)

Abuzoi seksualisht të miturën në Kamëz, zbardhet
x

Gossip

"Është opozitarja ime më e madhe", Eduart Grishaj bën deklaratën e papritur 24 orë pasi i tha ca fjalë romantike Arbana Osmanit

"Është opozitarja ime më e madhe", Eduart Grishaj

Mbrëmjen e kaluar, regjisori Eduart Grishaj prezantoi premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, film i bazuar në histori të vërtetë që hedh dritë mbi realitetin në Malësinë e Madhe.

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” , Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.
 
Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën e mbrëmshme gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.
 
“ Përveç asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.