Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Është shumë emocionuese”, Ilda Bejlerit i ndodh e papritura në mes të emisionit

Postuar: 15/05/2019 - 20:48

Ilda Bejleri, moderatorja e emisioneve sportive ka qenë e ftuar tek “Rudina”, ku ndër të tjera rrëfeu fëmijërinë e saj. Ajo e quajti këtë periudhë si më të bukurën që ka jetuar.

Gjatë bisedës për këtë temë Ilda u shpreh se ka ruajtur shoqërinë me miket e saj të vjetra dhe një prej tyre është Fationa. Ajo i kishte dërguar Ildës një letër që e përloti moderatoren.

“Përshëndetje Ilda, shoqja ime e fëmijërisë. Bashkë kemi ndarë momente dhe kujtime fëmijërie të paharruara. Ne patëm një jetë fëminore të larmishme, të bukur e të mbushur me gjallëri, kujtime të cilat më sjellin nostalgji. Më bëhet shumë qejfi teksa shikoj që ke mundur të realizosh dhe përmbushësh me sukses objektivat e tua. Uroj përzemërsisht arritje të tjera në rrugën e suksesit. Përqafime të ngrohta“, ishte letra nga mikesha e Ildës.

Me lot në sy pasi ndoqi dedikimin emocionues Ilda tha që të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur që në fillim i mban në zemër.

“Është shumë emocionuese. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje, që më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj në zemër. Jam shumë mirënjohëse për njerëzit që më kanë dashur me zemër dhe një ndër to është Fationa”, u shpreh Ilda e përlotur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

Capital T njihet për bamirësitë që bën për njerëzit në nevojë dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj tyre.Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës

Postuar: 24/05/2019 - 23:08

Motra e këngëtares Flaka Krelani do të jetë e ftuar nesër mbrëma në emisionin e Ermal Mamaqit, &l

Postuar: 24/05/2019 - 21:42

 Kejvina Kthella tashmë është një ndër modelet më të njohura dhe më të komentuara në mediat

Postuar: 24/05/2019 - 21:36

 Gazetari i njohur Sokol Balla është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publik

Postuar: 24/05/2019 - 20:20

Ermal Mamaqi ka premtuar se filmi i tij i fundit “Dy Gisht Mjaltë” do të transmetohet

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Ajo ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të parë dhe nuk ka kaluar shumë kohë për të na

Postuar: 24/05/2019 - 13:43

Figura të njohura publike kaluan në tapetin e kuq të Kanës gjatë këtyre ditëve, duke tërhequr vëm