BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Gossip

Çfarë ndodhi? Mungoi në emision, reagon për herë të parë moderatorja e njohur shqiptare dhe zbulohen arsyen: E kisha të pamundur! Trupi im pësoi kolaps! (FOTO)

Çfarë ndodhi? Mungoi në emision, reagon për herë

Në puntatën e fundit të emisionit sportiv Champions League u vu re mungesa e moderatores Eva Murati. Ndjekësit e saj të shumtë të shqetësuar nga mungesa e saj, e cila ndodhte për herë të parë, i kanë shkruar në rrjetet sociale.

Mirëpo, për këtë mungesë Eva ka një arsye të fortë dhe përmes një postimi në Instagram zbuloi se pse mungoi në program.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë e pranishme për shkak se ka qenë e sëmurë, por jo me Covid-19.

Më tej me nota humori moderatorja ka shtuar se trupi i saj pësoi një “Kolaps” pas aventurave të saj të fundit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Eva ishte e ftuar speciale  në një nga emisionet më të ndjekura në Itali, “Tiki Taka”, i cili i dedikohet sportit dhe transmetohet në “Mediaset”.

Gjithashtu Eva zbuloi se aty kishte arritur që të lidhte dy kontrata për të qenë imazhi I dy kompanive prestigjoze. Epo..syri i keq duhet të plaste diku!

“Në pamundësi për tju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në Champions League po shkruaj këtu! Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Ne 4 vjet Champions kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme por për shkak se isha e semurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program! Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq) Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”- shkruan Eva në postimin e saj në Instagram.

Çfarë ndodhi? Mungoi në emision, reagon për herë

Më të lexuarat