BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Gossip

Çfarë po ndodh? Pallati mbretëror në Angli fillon hetimin ndaj dukeshës Meghan Markle

Çfarë po ndodh? Pallati mbretëror në Angli fillon hetimin

Pallati Buckingham po fillon një hetim mbi pretendimet se Meghan Markle ngacmonte ndihmësit mbretëror. Dukesha e Sussex është akuzuar për bullizëm dhe presion psikologjik ndaj dy punonjësve të pallatit mbretëror.
Ky hetim vjen, menjëherë pasi ‘The Times’ publikoi pretendimet e ngritura nga dy punonjësit e pallatit mbretëror. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha:

'Ne jemi të shqetësuar për akuzat në ‘The Times’ pas pretendimeve të bëra nga ish-stafi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Prandaj, ekipi ynë do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Familja Mbretërore ka një politikë të Dinjitetit në Punë për disa vite dhe nuk toleron dhe nuk do të tolerojë ngacmimet në vendin e punës", tha zëdhënësi i Buckingam.

Meghan tha se ‘Times’ është duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një narrativë krejtësisht të rreme bazuar në keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm 'në lidhje me trajtimin e saj ndaj stafit, pasi ish-ndihmësit e akuzuan atë për 'ngacmime emocionale dhe manipulim', duke i detyruar ato të lënë punën me lot në sy.

Avokatët e saj thanë se ish-aktorja ishte 'trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj figurës të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i ngacmimit dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma.

Më të lexuarat