BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Gossip

Fationi largohet përfundimisht dhe bën deklaratën ‘bombë’, i nxjerr ‘të palarat’ emisionit ‘Përputhen’: Janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin... (VIDEO)

Fationi largohet përfundimisht dhe bën deklaratën

Fation Kuqari u përfshi në një debat të ashpër në puntatën e sotme të "Përputhen". Ai dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar programit, nuk i kursyen të sharat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Fatjon Kuqari, konkurent në ‘Përputhen’ është larguar përfundimisht nga emisioni. Në një status në Instagram, Kuqari ka bërë me dije se i ka ‘rënë pishmanit’ që është futur në këtë program, pas shumë sulmeve që ka pasur ndaj tij.

Ai shkruan ndër të tjera se në atë emision ka parë intriga, sulme tinëzare dhe lot krokodili që nuk i duron dot.

Statusi i Fatjonit pas largimit:

"Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga "Përputhen". Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t'iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjn dhe thonë "Thuaje po je burrë" ose "Hë thuaje se je mësuar me sulme". Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua. Por këto puntatat e fundit nuk më pëlqejnë as mua, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjëra por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja se sheh atë që nuk e shihni dot ju dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleancë për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje", ka shkruar Fationi mes të tjerash.

Ai e ka mbyllur duke i kërkuar falje produksionit, autores, Arjan Konomit, Bora Zemanit dhe publikut.

Fationi largohet përfundimisht dhe bën deklaratën

Të dy, në videon e publikuar në kanalin e Top-Channel shihet që ngrihen në këmbë për tu konfliktuar fizikisht por konkrentët e tjerë u qëndrojnë në mes.

“Ore k****, b***, kujt i thua ashtu ti ore,”– dëgjohet ndër të tjera në video.

Ky sherr, siç duket ka qenë ‘pika që ka derdhur kupën’ dhe Fatjoni ka marrë vendimin për tu larguar nga programi. 

Më të lexuarat