Gossip

Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sesa vjeç mbush Rozana Radi

Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sesa vjeç mbush Rozana Radi

Thonë se është e pahijshme të pyesësh femrat për moshën, por duket se pavarësisht kalimit të viteve këngëtarja Rozana Radi nuk e ka fare këtë kompleks.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe këtë ditë speciale ka ndarë një foto tërheqëse të sajën, duke na zbuluar gjithashtu moshën.

Për të gjithë kuriozët, Rozana ka lindur më 6 korrik të vitit 1979 dhe sot ka mbushur 41 vjeç.

Madje, për të gjitha vitet e jetës së saj këngëtarja shkruan një shprehje të bukur.

“Ne keto 41 vite me e mira qe kam bere per veten time eshte JETA R.Radi 2020”- janë fjalët e saj.

Në fakt, nëse s’do ta dinim moshën e saj, Rozi do të na dukej shumë më e re se 41 për shkak të pamjes së freskët dhe energjisë ngjitëse që ajo ka!