BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Gossip

Fiori Dardha rrëfen për herë të parë sëmundjen e saj që vuan prej kohësh: Kam zënë edhe krevatin, ka ditë që më mposht…

Fiori Dardha rrëfen për herë të parë sëmundjen e

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Natën me Aulonën” Fiori Dardha ka rrëfyer për herë të parë se vuan nga një sëmundje autoimune. E pyetur nga autorja dhe moderatorja e programit se si i shpreh emocionet, ajo nisi të tregojë gjithçka.

“Unë jam një qaramane profesioniste. Kjo është një mënyrë që kam gjetur për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për këtë, më ka ndihmuar shumë edhe sëmundja nga e cila unë vuaj. Trupi ynë krijon antikorpe që ne të na mbrojë nga rreziqet që na vijnë nga jashtë dhe kur krijon më shumë antitrupa se sa organizmi ka nevojë, zakonisht njerëzit vuajnë nga një sëmundje autoimune siç është edhe rasti im. Për këtë dua të them që sëmundja më ka ndihmuar që të njëjtën gjë të krijoj edhe në jetë. Kam krijuar një lloj mburoje që të më ndihmojë nga rreziqet nga jashtë. Kur me sheh fillimisht thua “sa grua e fortë, bravo i qoftë përballon gjithçka”, ndërkohë që unë përjetoj gjithçka thjesht nuk i jap kënaqësinë që të më shohin në gjendje jo fort të mirë. Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur familjen time, ndonjëherë veten time. Është njësoj siç funksionon organizmi im”, është shprehur ajo.

Më pas Fiori ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes dhe shtoi se ndonjëherë përpiqet ta mundë dhe madje zë edhe krevatin.

“Prej dy vitesh kam zbuluar që vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe fillimisht duke ditur rëndësinë e këtij organi, u tremba shumë. Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia” tha prezantuesja dhe gazetarja e njohur.

“Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, ka shtuar Fiori, duke theksuar se jeta është e bukur dhe do mësohet të jetojë me këtë “dhuratë” që i ka dhënë.