Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fitoi Eurovizionin me këngën e pulës, përfaqësuesja e Izraelit: Kam marrë kërcënime nga Shqipëria

Postuar: 15/05/2018 - 20:00

Këngëtarja nga Izraeli Neta Barzilai, e cila fitoi Eurovizionin e vitit 2018 të zhvilluar në Portugali, ka folur për herë të parë në lidhje me mesazhet e shumta që ajo ka marrë pas finales së 12 majit. Sipas Netës, në llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese, kryesisht nga Ballkani. Këngëtarja izraelite ka thënë se ka dëgjuar mjaft gjëra të mira për gadishullin ballkanik, ndërsa ka vijuar fjalën e saj duke thënë që ajo nuk është politikane dhe nuk ka pse të kërcënohet me vdekje për shkak të bëmave të shtetit të saj.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura rreth Ballkanit, vendeve dhe popujve, por unë nuk kam një përvojë të bukur. Dua të them që unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim në këngë dhe kjo është arsyeja pse unë jam bërë shënjestër e një shumëllojshmërie njerëzish të shqetësuar. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë vetëm mesazhe kërcënuese për ngjarjet e fundit në Izrael. Unë jam përpjekur të injoroj të gjitha mesazhet, por ajo që është më e tmerrshme është fakti që dikush flet në këtë mënyrë dhe ju kërcënon me vdekje vetëm për shkak se ju përfaqësoni vendin tuaj në festivalin e muzikës”, ka thënë Neta.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2018 - 09:49

Ky mund të quhet pa frikë viti i Dua Lipës, këtë vit këngëtarja kosovare është dominuar dhe ka marrë çmime ndërkombëtare, së fundi ajo do të jetë këngëtarja që do të  hapë finalen e Champions League ne Kiev.

Postuar: 26/05/2018 - 09:00

Nuk ka shqiptar që nuk mbeti pa e komentuar pjesëmarrjen e këngëtares Era Istrefi, në himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Rusi në muajt qershor e korrik

Postuar: 26/05/2018 - 07:35

Shitjet e stolive prej ari të verdhë janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo sipas eksperteve është pjesërisht meritë e Meghan Markle.

Postuar: 25/05/2018 - 16:42

Ajo njihet për të pasmet e saj bombastike dhe nuk ngurron që ti vërë në dukje në çdo moment.

Postuar: 25/05/2018 - 14:33

Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinstein, pritet t’i dorëzohet policisë në Nju Jork, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, raportojnë mediat amerikane.

Postuar: 25/05/2018 - 12:42

Chloe Meadows ka veshur një fustan martese të njëjtë me atë të dukeshës, Meghan Markle.

Postuar: 25/05/2018 - 11:39

Këngëtaraja e njohur Enca Haxhia ka befasuar me setin e fundit fotografik, duke na kujtuar disa nga pozat më pikante të yllit Kim Kardashian.