BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Gossip

Fitoi luftën më COVID-19, aktori i njohur del me apelin e fortë dhe bën gjestin që i la të gjithë pa fjalë

Fitoi luftën më COVID-19, aktori i njohur del me apelin e fortë

Koronavirusi ka prekur edhe botën e artit. Një ndër artistët që deklaroi se doli pozitiv me COVID-19 është edhe aktori i njohur Bryan Cranston.

Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale ai u bën apel të gjithëve të mbajnë maskat pasi është e vetmja armë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

64-vjeçari nuk tha saktësisht kur u infektua me koronavirusin, por tregoi se ishte në fillim të pandemisë.

Ai kishte simptoma të lehta, përfshirë një dhimbje koke, shtrëngim në gjoks dhe humbje të shijes dhe erës.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju njoftoja se kisha COVID-19 pak kohë më parë. Shumë me fat, simptoma të lehta”, tha Cranston para kamerës teksa u shfaq me maskë e syze dielli.

Bryan filmoi veten brenda Qendrës së gjakut në Los Angeles duke bërë dhurimin e plazmës, i cili më tej tregon se kjo zgjati rreth një orë.

Ai pranoi të ishte ‘pak nervoz’ dhe ‘i trazuar’ para se të jepte plazmën.