BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Gossip

Fjalimi i rrallë i mbretëreshës për britanikët, zbulohen detaje: Ju flas, në një nga kohërat më sfiduese!

Fjalimi i rrallë i mbretëreshës për britanikët,

Mbretëresha Elisabeta II, në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme do të mbajë live një deklaratë për shtyp, ku do t’u drejtohet qytetarëve të vendit në një kohë kur koronavirusi ka ‘gjynjëzuar’ vendin. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se sot ajo do të kërkojë që britanikët të mbajnë lart moralin si të vetmen mënyrë për të mposhtur koronavirusin.

Duke përfshirë në fjalin edhe pasazhe nga Lufta e Dytë Botërore, monarkja 93-vjeçare do të sjellë shembullin se gjithçka do të superohet nga disiplina, humori i mirë dhe vendosmëria.

“Unë po ju flas në një nga kohërat më sfiduese që ka kaluar ndonjëherë vendi. Pandemia iu ka sjellë pikëllime, vështirësi financiare për shumë njerëz dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithëve,”-mësohet se do të shprehet ajo. Gjithashtu nuk do të lërë pa falenderuar edhe gjithë ekipin mjekësor që po përballet me pacientët e infektuar.

Teksa ndodhet ende e mbyllur në kalanë Ëindsor, pranë saj do të jetë edhe një kameraman, i veshur me të gjithë kostumin mbrojtës për të eliminuar çdo infektim të mundshëm të 93-vjeçares. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, djali i saj, Charles, gjithashtu u diagnostifikua me koronavirus por arriti që ta mposhte pandeminë.

Deri më tani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 41,903 raste pozitive me koronavirus, ndërsa mbi 4300 persona kanë ndërruar jetë. Epiqendra tani është zhvendosur në Ëest Midlands, ndërsa në vendin e dytë renditet Londra.

Më të lexuarat