BREAKING NEWS

‘Kërcet’ arma në Vlorë, dy persona të plagosur, njëri niset me urgjencë në spital, kurse tjetri…

‘Kërcet’ arma në Vlorë, dy persona të plagosur,
x

Gossip

Fjalimi mallëngjyes i Vanessa Bryant, kujton mes lotësh Kobe dhe vajzën Gianna, gjatë ceremonisë përkujtimore

Fjalimi mallëngjyes i Vanessa Bryant, kujton mes lotësh Kobe dhe

Gruaja e Kobe Bryant foli publikisht për herë të parë në memorialin për të dhe vajzën e tyre 13-vjeçare, Gianna, të cilët humbën jetën, së bashku me shtatë persona të tjerë, muajin e kaluar në një përplasje me helikopter në Calabasas, California. Vanessa Bryant mallëngjeu të pranishmit me fjalin emocional.

"Zoti e dinte që ata nuk mund të ishin në këtë tokë pa njëri-tjetrin",- tha Vanessa. "Ai duhej t'i merrte së bashku në parajsë".

“Gianna Bryant ishte një shpirt jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë. Nuk e kisha vetëm vajzë, por dhe një mike të mirë. E doja shumë mënyrën se si më shikonte ndërsa më përqafonte”, tha Vanessa Bryant.

Nuk mund mos të fliste dhe për dashurinë e jetës së saj, legjendën e NBA-së: “Kobe njihej si një konkurrent i ashpër në fushën e basketbollit, por, për mua ishte burri im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve tanë. Ai ishte gjithçka për mua”.