Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fjoralba Ponari konfirmon largimin nga “Procesi sportiv”, vjen me plane të reja

Postuar: 25/09/2018 - 15:16

Fjoralba Ponari u bë një nga figurat më të dashura të ekranit të “Top Channel” që nga fillimet e saj në “The Voice”  e gjatë sezonit të kaluar ku prezantoi krah Edi Manushit në emisionin sportiv “Top Arena”.

Por mesa duket këtë sezon edhe pse pritej të ishte sërish bashkëprezantuese e emisionit sportiv në “Top Channel”, u  vu re  se vendin e saj krah Manushit e ka zënë një tjetër moderatore, Nevina Shtylla. Mbrëmjen e kaluar “Procesi Sportiv” nisi sezonin e ri televiziv dhe Fjoralba përmes postimeve në Instastory tregoi mbështetjen e saj për Manushin dhe Nevinën duke thënë që ishin një dyshe shumë e mirë në prezantim.

Megjithatë ndjekësit nuk qëndruan pa e pyetur se si do të ishte vazhdimi i saj në televizionin prestigjioz, pasi tani nuk do të jetë pjesë e “Procesit Sportiv”.

“Do të të shohim përsëri në ‘Top Channel’ ” – ishte një nga pyetjet e drejtuara asaj.

“Shumë shpejt” – u përgjigj moderatorja simpatike, duke shtuar se do të fillonte në tetor një projekt të ri për të cilin po përgatitet.

Dikush aludoi se se tani Fjoralbën do ta shohim krah Flori Gjinit, duke i thënë : “Më lër ta gjej! Do të shohim përkrah Flori Gjinit tani që Edi u kthye në “Procesi Sportiv”?

Përgjigjia e moderatores na la të dyshojmë se mbase ndjekësi kishte të drejtë, pasi ajo tha: “ Po sikur të të them që s’je saktë, po as gabim”.

Mesa duket Fjoralbës i është besuar një tjetër projekt i rëndësishëm dhe mbase do të prezantojë krah moderatorit Flori Gjini, i cili gjatë sezonit të verës prezantoi “Pushime On Top” bashkë me Ori Nebiaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 09:19

Nisi mbrëmjen e djeshme edicioni i dytë i spektaklit shumë të ndjekur "Në kurthin e Piter Pan" i cili mbërthen para ekranit të gjithë shqiptarët.

Postuar: 18/02/2019 - 20:03

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë.

Postuar: 18/02/2019 - 19:24

Ajo ka festuar suksesin më të madh në karrierë kur rrëmbeu dy çmime Grammy javën e kaluar ndërs

Postuar: 18/02/2019 - 19:12

Përpara se të martohej me Meghan Markle, Princ Harry njihej si mistreci i familjes mbretërore.

Postuar: 18/02/2019 - 18:45

Ndërkohë vetëm pak javë më parë, u zbulua se Arbana dhe bashkëshorti i saj, Ardit Kore, i kishin

Postuar: 18/02/2019 - 16:27

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private de familjen ta

Postuar: 18/02/2019 - 11:55

Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, janë padyshim dy nga zërat