BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Gossip

Fjoralba Ponarit i besohet prezantimi i “Portokallisë”, zbulohen emrat e moderatoreve shumë të njohura që kandiduan dhe nuk ia dolën të përzgjidheshin

Fjoralba Ponarit i besohet prezantimi i “Portokallisë”,

Fjoralba Ponari do të drejtojë këtë sezon të ri “Portokalli” krah aktorit të humorit, Salsano Rrapi. “Panorama Plus”, shkruan se vendimi tashmë është marrë nga produksioni dhe Ponari do të jetë partnerja e Salsanos në sezonin e ri të spektaklit të humorit në Top Channel.

Moderatorja ka përfunduar tashmë sezonin e emisionit “Më thuaj një dëshirë” dhe pritet të rinisë një sfidë të re, siç është drejtimi i Portokalli.

Janë përfolur shumë emra si zëvendësueset e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës, por vendimi është marrë dhe ky sezon do të drejtohet nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi.

Kandidate për këtë vend kanë qenë edhe Ori Nebijaj, Lei Kraja, Rudina Dembacaj dhe Nevina Shtylla, por aktori ka zgjedhur Fjoralba Ponarin.