BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Gossip

“Flori Mumajesit i thashë që dua të ...”/ Biznesmeni i njohur tregon dhuratën e pazakontë që i ka bërë këngëtari: Ishte një emocion që nuk e kisha përshkruar asnjëherë, s’mundesha të përmbahesha dhe vetëm e përqafova

“Flori Mumajesit i thashë që dua të ...”/ Biznesmeni

Kënga e Flori Mumajesit "Thjeshtë të du" ka me mijëra klijime duke prekur zemrat e shumë adhuruesve të baladave dhe muzikës së këngëtarit të njohur. 

Por, kush është protagonisti kryesorë i këtyre vargjeve të bukura? Bëhet fjalë për biznesmenin Petrit Kllokoqi që ka rrëfyer pas një viti e gjysmë martesë, se si mundi që ta siguronte një këngë me Flori Mumajesin.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Kllokiqi tregoi se me Florin ka qenë mik prej 12 vitesh dhe kjo ishte një dhuratë e këngëtarit për çiftin, por më së shumti për nusen, Erza Peci.

Në fakt kjo dhuratë i ka ardhur e papritur edhe vetë biznesmenit, i cili rrëfen se në momentin që Flori i ka lëshuar këngën në sfond përjetoi një emocion që nuk e kishte ndjerë më parë.

Kllokiqi: Dasma ime ishte ndër të fundit dhe pastaj erdhi pandemia. Martesa po shkon bukur, tani kemi një vit e gjysmë që jemi të martuar dhe kuptohet që me Erzën e kam pasur një jetesë pak më ndryshe se ajo ka lindur në Suedi dhe ishte risi edhe për jetën e të dyve ne. Se unë nuk u bëra si shumica e shqiptarëve që shkojnë, i marrin letrat dhe vazhdojë të jetojnë në një vend tjetër. Ne po jetojmë në Kosovë dhe po ja kalojmë shumë mirë.

Pyetje: Si arrite deri të Flori Mumajesi?

Kllokiqi: Florin e kam shumë mik, prej 12 vitesh dhe nuk u diskutua pjesëmarrja e tij në dasmën time. Ai e dinte se do martohesha dhe i thash që dua të jesh mysafiri kryesor i mbrëmjes. Kur shkova në Tiranë nuk e dija, por vajta për të parë se si do shkonte dhe kur u futa në studion e tij Flori më tha se e kam një dhuratë jo për ty, por të dy ne t’ja bëjmë dhuratë Erzës. Pastaj lëshoi këngën dhe ishte një emocion që nuk e kisha përshkruar asnjëherë. Nuk mundesha të përmbahesha dhe vetëm e përqafova se ishte një dhuratë që ka me na përcjellë tërë jetën.

“Flori Mumajesit i thashë që dua të ...”/ Biznesmeni

Më të lexuarat