Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fobi ndaj njerëzve jo të bukur”/ Aurela Hoxha sqaron deklaratën e bujshme

Postuar: 16/11/2018 - 14:19

Pas një deklarate që modelja e njohur Aurela Hoxha bëri në emisionin “Pop Culture”, pati reagime të ndryshme nga ndjekësit e saj të shumtë.

Gjatë intervistës ajo tha se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme dhe se këtë gjë e ka bërë që kur ka qenë e vogël. Nga kjo deklaratë e modeles, fansat nisën duke i kujtuar asaj ndërhyrjet që ka bërë.

“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, u shpreh Aurela gjatë emisionit në “Pop Culture”.

Pas keqkuptimeve që u krijuan nga këto fjalë të modeles, ajo vendosi që të reagonte nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Hoxha sqaroi se e kishte fjalën për ata njerëz që nuk janë të bukur por të ëmbël dhe që ju lexohet në fytyrë shpirti i mirë.

aurela1

“Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukure, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”, shkruan ajo në postimin e saj.

aurela h1

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 20:10

Ashtu si këngëtarja shqiptare Enca Haxhia edhe motra e saj Uindi njihet për postimet e saj në rrjetet sociale që i bëjnë të gjithë njerëzit të kthejnë sytë tek profili i tyre.

Postuar: 14/12/2018 - 19:06

Ish-gruaja britanike e një miliarderi rus, i cili u urdhërua të paguajë 572 milionë dolalrë si

Postuar: 14/12/2018 - 19:04

Sipas të përjavshmes amerikane US Weekly, aktori i vjetër i aksionit Tom Cruise nuk takohet pre

Postuar: 14/12/2018 - 18:45

Brad Pitt mbetet një prej meshkujve më të pëlqyer nga femrat, ndonëse vitet kalojnë.

Postuar: 14/12/2018 - 18:31

 Shumë personazhë të famshëm nga bota e showbizit shqiptar dhe atij kosovar janë bërë së bas

Postuar: 14/12/2018 - 18:17

Pas Dolla Sign, një tjetër reper i njohur është në telashe me drejtësinë.

Postuar: 14/12/2018 - 17:18

Producenti i njohur i spektakleve të bukurisë Petri Bozo bashkë me miss-et e përzgjedhura për kal