Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi Global i Bankës Botërore (VIDEO)

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi
x

Gossip

Imazhet qarkulluan me shpejtësi/ Pozoi nudo me avokaten e njohur, reagon gazetari Alfred Lela dhe tregon çfarë ndodhi: Kanë bërë foto edhe të tjerë, por unë isha i “çmenduri”

Imazhet qarkulluan me shpejtësi/ Pozoi nudo me avokaten e njohur, reagon

Gazetari Alfred Lela ka guxuar shumë me foton e fundit të publikuar e cila tashmë po bën xhiron e medias online.

Lela ka pozuar nudo përballe fotografit, Fation Plaku, në krah të avokates, Rudina Jasini cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë.

I kontaktuar nga Dosja.al, për të kuptuar pak më mirë arsyen pse Lela, pas zhveshjes para kryeministrit Edi Rama, zgjodhi të zhvishej për herë të dytë…kësaj here komplet nudo, vetëm me një gjethe që i mbulon zonën intime. Ai thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.

“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”. -thotë Lela.

Imazhet qarkulluan me shpejtësi/ Pozoi nudo me avokaten e njohur, reagon

Më të lexuarat