BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Gossip

Frymëzuar nga solidariteti muzikor në kushte karantine, aktorja e njohur starton nismën interesante që bën bashkë figura të njohura të ekranit

“Dita e gjashtë e vetëkarantinës”, kështu e nis videon prekëse aktorja Gal Gadot, e njohur për rolet e saj në “Wonder Woman” dhe “Fast and Furious”, ku dërgon një mesazh solidariteti për të gjithë në këtë moment emergjence koronavirusi. “Jemi të gjithë bashkë në këtë situatë dhe do t’ia dalim bashkë”.

Frymëzuar nga solidariteti muzikor në kushte karantine, aktorja e

Aktorja ka bërë bashkë emra të njohur të ekranit, duke i bindur të këndojë secili nga një pjesë të këngës “Imagine”, të John Lennon, ish-“Beatles”.

Aktorja është frymëzuar nga imazhet muzikore në ballkonet italiane dhe sidomos nga njëri, me trombë, që intononte pikërisht këtë këngë.

Aktores iu bashkëngjiten në këtë nismë Kristen Wiig, Jamie Dornan, James Marsden, Labirinth, Sarah Silverman, Eddie Benjamin, Jimmy Fallon, Natalie Portman, Zoë Kravitz, Sia, Lynda Carter, Amy Adams, Leslie Odom Jr., Pedro Pascal, Chris O'Dowd, Dawn O'Porter, Will Ferrell, Mark Ruffalo, Norah Jones, Ashley Benson, Kaia Gerber, Cara Delevingne, Annie Mumolo dhe Maya Rudolph.