BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Gossip

Furtuna e dytë për producentin e njohur, pas dënimit me burg del dhe pozitiv me koronavirus

Furtuna e dytë për producentin e njohur, pas dënimit me burg del

Producenti amerikan Harvey Weinstein, i cili së fundmi është dënuar me burg për dhunim seksual, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Agjencia e Ekzekutimit të Dënimeve në Neë York ka thënë se Weinstein është infektuar me virusin në burg, raportoi “BBC”-ja.

Sipas një deklarate nga ky institucion, pas testimit, 68-vjeçari është vendosur në karantinë në burg.

Më herët është njoftuar për pesë punonjës dhe dhjetë të dënuar të infektuar me COVID-19 në Burgun Wende në shtetin e New Yorkut.

Weinstein së fundmi është dënuar me 23 vjet burg me akuza për përdhunim dhe ngacmin seksual.