BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Gossip

Gafa e çmimeve “Oscar”, “In memoriam” pa një ndër aktorët më të njohur

Ishte Kobe Bryant, por jo një ndër aktorët më të dashur për publikun, edhe atë shqiptar të viteve ’90, Luke Perry. Homazhi në natën e “Oscar”-ve të personave të botës së spektaklit të cilët humbën jetën gjatë 12 muajve të fundit fatkeqësisht nuk përfshiu vdekjen e artistit që u bë i njohur si Dilani i “Beverly Hills 90210”.

Gafa e çmimeve “Oscar”, “In memoriam” pa një

Klipi që jepej në sallë, ndërsa Billie Eilish performonte një version tepër prekës të “Yesterday”, hapej me legjendën e basketbollist të vdekur së fundi në një aksident ajror dhe përfshite emra e fytyra të njohura e të rëndësishme të kinemasë, si Doris Day o Peter Mayhew (Chewbecca i “Star Wars”), por jo Luke Perry.

Fansat e aktorit u ndezën të irrituar në rrjetet sociale, duke kritikuar drejtuesit e eventit më të rëndësishëm kinematografik, për harresën, duke e cilësuar gafë të pafalshme.