Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gazetarja Xhokaxhiu: Si është të rrisësh një fëmijë e vetme?

Postuar: 20/04/2017 - 11:11

Juli Xhokaxhiu, gazetarja e mirënjohur,  prej 7-vjetësh transmetimin e lajmeve çdo mbrëmje në ekranin e ABC. Por jashtë ekranit, shumë pak njerëz e njohin Xhokaxhiun, si shkon jeta e saj familjare së bashku me sakrificat e saj si nënë e vështirësi të tjera. E ftuar sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Juli Xhokaxhi ka prezantuar për herë të parë djalin e saj 18-vjeçar, Oren, i cili tashmë është student i Inxhinierisë Ekonomike. Koha ka flutuar shpejt, por gazetarja nuk mund t’i harrojë vitet e tij të para, më të vështirat për të, pas divorcit me bashkëshortin: “Kur ka lindur Oreni ka qenë viti 1998. Kuptohet, në atë kohë, mund të merret me mend lehtë se si ishin kushtet. Kontakti i parë me Orenin më dha një ndjesi të jashtëzakoshme. Nuk ishte dashuri, pata një dhimbsuri të pafundme, një ndjesi që ajo krijesë aq e vogël me baluke me vijë në anë varej 100 për qind nga unë…”

Jeta pas lindjes së tij nuk ishte më njëlloj për Julin: “Isha shumë e vogël, vetëm 22 vjeç. Ardhja e Orenit ishte një ndryshim 100 për qind për jetën time. Unë isha shumë e përkëdhelur nga familja ime. Jam vajzë e vetme me një vëlla dhe prindërit më kanë falur një dashuri të jashtëzakonshme. Por lindja e Orenit më dha një forcë të jashtëzakonshme. E kisha dëgjuar dhe e kam ndier që ditën e parë. Nuk ekzistonte më Juli. Në çdo moment të vështirë të jetës, nuk kam menduar ç’do ndodhë me mua, por çdo të ndodhë me djalin. Mendoj se kjo është pjesë e çdo nëne - meraku i përhershëm për fëmijën.”

Pas lindjes së Orenin, jeta e Julit ndryshoi katërcipërisht. Dhe kjo është fare e kuptueshme, por për të gjërat do të bëheshin më të vështira, sepse shumë shpejt, lidhja me babin e tij do të përfundonte. Ishte një lidhje e destinuar për të marrë fund, tregon ajo pa ndrojë edhe para të birit. Sepse, sot, të dy janë të bindur që ai divorc ishte bekim për ta, ndaj nuk kanë asnjë peng: “Divorci ishte i pritshëm që kur isha shtatzënë. Nuk e kam përjetuar si dramë. Besoj se kam bërë më të mirën për vete dhe për Orenin… Ishte një lidhje e destinuar për t’u mbyllur. Oreni ka qenë me fat shumë të madh, sepse ka pasur shumë dashuri nga familja dhe prindërit e mi. Ata kanë qenë të veçantë, sepse i kanë dhënë një lloj dashurie që nuk di ta përshkruaj. Në rast se Oreni është një fëmijë kaq i lirë e i mbarë sot, është falë dashurisë që ata i kanë falur….”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 22:57

Këngëtarja e njohur dhe talentuar nga Kosova, e njohur si Fifi, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Mirage’ ka treguar se përse më nuk e kemi pu largua nga emisionin “Xing me Ermalin”, largm i cili ngriti shumë pikëpyetje.

Postuar: 22/07/2017 - 22:54

Pas 5 ditësh ai do të jetë zyrtarisht një burrë i martuar, duke marrë për nuse një bukuri shqiptare të talentuar e të famshme.

Postuar: 20/07/2017 - 16:53

Tashmë juristja Eni Çobani e ka kthyer në përditshmëri publikimin e fotove në rrjete sociale duke e shoqëruar me shprehje të ndryshme për jetën dhe jo vetëm.

 

Postuar: 19/07/2017 - 22:49

David Beckham ka bërë një tatuazh të ri dedikuar 4 fëmijëve të tij.

Postuar: 19/07/2017 - 22:19

Aktorja e njohur, Emma Watson ka humbur dicka shumë të vlefshme, dhe po i kërkon ndjekësve ndihmë për të.

Postuar: 17/07/2017 - 22:28

Pemë me lule dhe një ceremoni sekrete pikërisht në shtëpinë e tyre. Martesa e Miranda Kerr me themeluesin shumë të pasur të Snapchat Evan Spiegel është një ëndërr romantike.

Postuar: 17/07/2017 - 18:46

George A.