BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Gossip

Gjendet i vdekur në shtëpi artisti i njohur 28-vjeçar, para disa vitesh i vdiq motra dhe njerka Whitney Houston. Ku dyshon policia

Gjendet i vdekur në shtëpi artisti i njohur 28-vjeçar, para

Djali 28-vjeçar i Bobby Brown, Bobby Brown Jr. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, pesë vjet pas vdekjes së gjysëm motrës së tij Bobbi Kristina dhe 8 vite pasi njerka e tij Whitney Houston u mbyt në një banjë.

Policia nxitoi për të shkuar në shtëpinë e tij në Encino, Kaliforni të mërkurën, por është ende e paqartë se cili ishte shkaku i vdekjes dhe kush i njoftoi për të për ngjarjen e rëndë. Megjithatë policia dyshon se Bobby Brown Jr. ishte përfshirë në ndonjë lojë të pistë.

Bobby Jr. është fëmija i dytë që këngëtari Brown ka humbur pas vdekjes së vajzës së tij me ish-gruan Houston, Bobbi Kristina, e cila u gjet pa ndjenja në një vaskë në 2015 në moshën 22 vjeçare.

“Vëllai i adoptuar” i Bobby Kristina, Nick Gordon, me të cilin kishte një marrëdhënie të diskutueshme para vdekjes së saj, gjithashtu vdiq në janar të këtij viti. Tre vjet para vdekjes së vajzës së tyre, Houston u mbyt në një vaskë pasi konsumoi kokainë dhe Xanax.

Gjendet i vdekur në shtëpi artisti i njohur 28-vjeçar, para

Më të lexuarat