BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Gossip

Gjendet pas 6 ditësh kërkim trupi i pajetë i aktores së famshme, ekspertiza shuan çdo dyshim

Gjendet pas 6 ditësh kërkim trupi i pajetë i aktores së

Është gjetur trupi i pajetë i Naya Rivera dhe pas gjashtë ditësh kërkim. Ditën e djeshme, kreu i ekuipazhit të kërkim-shpëtimit tha se në liqenin ku u mbyt aktorja kanë gjetur një trup të pajetë dhe se nevojitej ekspertiza për të vërtetuar nëse ishte ajo apo jo.

Trupi i saj u gjet në pjesën verilindore të liqenit – i cili është 60 metra i thellë.

“Ne besojmë se trupi ishte fshehur brenda disa shkurreve në shtratin e liqenit,” thanë ekspertët.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se hetuesit janë të sigurtë se trupi është i Naya bazuar në vendndodhjen, karakteristikat fizike dhe veshjen e saj.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord.

Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”

Gjendet pas 6 ditësh kërkim trupi i pajetë i aktores së