Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Gjithçka nisi papritur, isha i ulur dhe më filloi një si nxehtësi”, gazetari i njohur shqiptar rrëfen problemet me shëndetin mendor (VIDEO)

Postuar: 19/09/2019 - 09:59

Të flasësh për problemet e shëndetit mendor, tashmë nuk konsiderohet më dhe aq tabu! Të paktën për disa njerëz të guximshëm , që nuk kanë druajtje ta pranojnë! Një ndër ta ka qenë dhe gazetari i njohur i showbizit, Klinton Zeqiraj. I ftuar në studion e Tring Stars, përballë Katerinës, Klintoni është treguar i hapur ndaj një teme që nuk kishte folur më parë.

Klintoni deklaroi se vitin që lamë pas ka kaluar një periudhë shumë të keqe në jetën e tij për shkak të ankthit dhe panikut.

“Para një viti kam kaluar periudhën më të vështire te jetës time. Vuaja nga ankthi dhe paniku dhe kur e kujtoj ka qenë një tmerr i vërtetë, edhe pse mund të dukem nga jashtë që “o ky është gjatë gjithë kohës 24 orë fresk”. As vetë nuk e di se si më kapi, por e kam vuajtur prej muajsh, por shyqyr Zotit ka kaluar. Vuaja nga paniku dhe nga frika se mos vdisja në çdo moment. Kam pasur një periudhë shumë të vështirë.”- ka treguar ndër të tjera ai i emocionuar, duke shpjeguar edhe momentin e parë që ka përjetuar simptomat e kësaj sëmundje:

“Ka ndodhur papritur! Isha ulur e po shikoja TV dhe në një moment më kapi si nxehtësi (në trup), kisha marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta zemre. Në fillim doktorët menduan se e kisha nga konsumimi i një pije energjike, por kur filloi të përsëritej në vazhdim…”

“Ata njerëz që e kanë përjetuar këtë gjë e dinë shumë mirë se çfarë është! Dua vetëm t’ju them miq që asgjë nuk ka rëndësi se sa shëndeti mendor dhe të ndihesh mirë shpirtërisht, ndaj kujdesuni për veten tuaj! Mbusheni ditën me pozitivitet dhe energji dhe fundja bëni atë që doni dhe që ndiheni më mirë!”- shkruan Klintoni krahas videos së postuar në Instagram.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 09:40

Moderatorja, Bora Zemani ka dashur të surprizojë të atin duke bërë tatuazh gradën e fundit të kolonelit që babai i saj e ka mbajtur në 30 vite pune si oficer i Forcave të Armatosura.

Postuar: 23/10/2019 - 09:40

Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, i cili na suprizon gjithmonë me

Postuar: 23/10/2019 - 09:28

Pak javë më parë Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin deklar

Postuar: 23/10/2019 - 08:41

Fiori Dardha dhe Rozana Radi drejtojnë së bashku emisionin ‘Boom’ në ekranin e &lsquo

Postuar: 23/10/2019 - 08:36

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, duke

Postuar: 22/10/2019 - 23:44

Pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë”, ishte e ftuar gazetarja Mira Kazhani

Postuar: 22/10/2019 - 16:27

 Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është një prej personazheve më të dashur për publikun sh