BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Sport

Goditi me grusht në kokë kundërshtarin, federata kroate merr vendimin për futbollistin Eros Grezda

Goditi me grusht në kokë kundërshtarin, federata kroate merr

Federata Kroate e Futbollit ka marrë vendimin për pezullimin me 4 ndeshje për futbollistin shqiptar Eros Grezda.

Lojtari i Osijek u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas, Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij, në parkimin e stadiumit, pas ndeshjes.

Rregullat e Federatës Kroate të Futbollit përcaktonin se nëse një lojtar shpallet fajtor për një sulm kaq serioz, ai mund të përballej me një pezullim deri në dy vjet nga futbolli. Por Grezda nuk do të marrë pjesë në 4 ndeshjet në kampionat ose kupë.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit.”
Grezda, i cili u bashkua me Osijek në janar, ka insistuar se reagoi vetëm për shkak të provokimit ekstrem që mori nga pala tjetër.

Futbollisti është përfolur së fundi për romancën e tij me modelen e njohur Oriola Marashi. Ai madje ka pranuar lidhjen, duke u shprehur në një farë mënyre se karantinën e kanë kaluar bashkë.