
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Gravura e rrallë/ Ja si Ishte Flamuri Shqiptar 540 vjet më parë

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2023

“Marrja e Krujës nga Mehmeti II” është njëra prej gravurave të punuara nga Jost Amman (1539-1591) që shoqërojnë veprën e Marin Barletit në vëllimin III të përmbledhjes “Kronika të turqve” (Chronicorvm Tvrcicorvm) (1578) nga Philippo Leonicero.
Bën përshtypje se si në qytetin që po digjet dhe ndërsa banorët po masakrohen, në njërën nga kullat e tij dallohet ende tek valëvitet flamuri me shënjesën heraldike të Kastriotëve, shqiponjën e zezë me dy krerë, sado që e skicuar “kalimthi”. E zmadhuar shënjesa nuk lë vend për dyshim.
“Marrja e Krujës nga Mehmeti II” është njëra prej gravurave të punuara nga Jost Amman (1539-1591) që shoqërojnë veprën e Marin Barletit në vëllimin III të përmbledhjes “Kronika të turqve” (Chronicorvm Tvrcicorvm) (1578) nga Philippo Leonicero.
Bën përshtypje se si në qytetin që po digjet dhe ndërsa banorët po masakrohen, në njërën nga kullat e tij dallohet ende tek valëvitet flamuri me shënjesën heraldike të Kastriotëve, shqiponjën e zezë me dy krerë, sado që e skicuar “kalimthi”. E zmadhuar shënjesa nuk lë vend për dyshim.
(Me rreth flamuri shqiptar i vitit 1478)
Mbas vdekjes së Skënderbeut, në përfundim të një qëndrese prej më se një viti të garnizonit të Krujës, nën komandën e një venedikasi (një Jacopo da Mosto, simbas Romaninit ose një Piero Vettori, simbas Kronikës së Benedetto Deit), ndaj një rrethimi të egër, Kruja dorëzohej më 15 qershor 1478 e shtrënguar urie.
Gjatë dorëzimit të qytetit, me gjithë premtimin e pushtuesit për t’i lënë banorët të delnin të lirë së toku me pasuritë e tyre, me urdhër të sulltanit u veprua ndryshe: meshkujt u therën, kurse femrat dhe fëmijët u morën skllevër për t’u përdorur nëpër haremet.
Bënë përjashtim vetëm disapak pasunarë, të cilët e blenë jetën e tyre duke paguar (Romanin, Storia documentata, IV, 379, ASV). Tursun-beu, kronikan i Mehmetit II, ka “argumentuar” kështu këtë “ndëshkim” të mbrojtësve të kryekështjellës së Arbërisë, Akça-Hisarit, nga ana e sulltanit: “Ati i Pushtimeve e kishte marrë dhe nënshtruar mbarë territorin e asaj fortese, si dhe kishte prerë rrugët nëpërmes të cilave i mbërrin asaj nga toka e nga deti nozullimet dhe ndihmat.
Deri aty u detyruan të pafetë e mallkuar sa të hanin padallim qen, mace dhe krimba. Ngase rruga e përshkuar në rastin e ekspeditës kundër fortesës së Shkodrës kalonte pranë, të tmerruar nga mundësia e një sulmi prej ushtrisë osmane, të pafetë pranuan të dorëzoheshin.
Por kur ishte e qartë se ata qenë dorëzuar ngaqë nuk kishin ç’të hanin, sulltan Mehmeti u shpreh i mendimit se mëshira nuk do të hynte aspak në punë. Ndaj dhe, si shpërblim për kokëfortësinë e tyre, mbështetur në fjalën që thotë se “fara është shkak për shtim”, të pafetë besëpakë vajtën t’i bënin shoqëri shpatës ndëshkimore dhe, për mrekulli të një aso shoqërie, skeletet e trupave të tyre u dyfishuan në numër” (Turgun-Beg, Târih-i ebül’feth, 169).
Për venedikasin Navagero komandanti i qytetit së toku me familjen u çuan skllevër në Kostandinopojë (Navagero, Storia, 1153).
Ndërsa, simbas gjenovezit Benedetto Dei: “U mor kështjella [e Krujës] më 5 të shtatorit dhe brenda ishte komandant dhe guvernator Piero Vettori, të cilit me urdhër të Turkut të Madh ia prenë të dyja duart…” (La Cronica dall anno 1400 all’ anno 1500, 87 verso).
Në “Shpalljen për pushtimin e Krujës”, lëshuar nga Mehmeti II fill mbas pushtimit të qytetit, ai nuk harronte të njoftonte: “Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve.
Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pabesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm…” (“Fetih-name-i Akçehisar”, nga “Burime osmane”, 382). Në qytetin e zbrazur u vendosën kolonë turq, ndërsa vetë qytetit iu ndërrua emri; deri në shek. XIX të krishterët do ta kishin të ndaluar, me ndëshkim vdekjeje, hyrjen natën në qytezë (Jire?ek, Albanien, 83). /Aurel Plasari
Më të lexuarat


"Dhe pse akuzohet për çështje të rëndë, gjykata...", avokati i ish-ministrit habit me argumentet e lirimit të Saimir Tahirit

Aksident i trefishtë, shkaktohet trafik kilometrik në këtë qytet bregdetar (video)

Kthimi i pronave shtetërore te qytetarët, kreu i ATP-së zbulon procedurat e reja të kompesimit

Dalin pamjet e automjetit që përfundoi në greminë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e dy turistëve (video)

Sulmohen me thikë 3 shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore (detajet)

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Mbyti të ëmën me plasmas në Përmet, vjen reagimi i mjekut pas vizitës së 24- vjeçarit dhe zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Çfarë po ndodh me fatin e azilkërkuesve? Avokati i njohur zbulon projektligjin që prek edhe shqiptarët
