BREAKING NEWS

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën Zgjedhore, SHBA hedh hapin e rëndësishëm, zyra e shtypit të ambasadës njofton lëvizjen e Yuri Kim ditën e sotme

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën
x

Gossip

Grida Duma ‘lë pa fjalë’ me pamjen, fotografohet krah princit shqiptar 

Grida Duma ‘lë pa fjalë’ me pamjen, fotografohet krah

Mbrëmjen e djeshme në oborrin mbretëror të Princit Leka u mbajt festivali ‘Vox baroque’. Artistë të talentuar dhuruan performanca si në mesjetë. Pjesëmarrës kanë qenë shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit.

Një ndër të ftuarat e çiftit mbretëror, Elia Zaharisë dhe Princit Leka ka qenë edhe ish-deputetja Grida Duma, e cila është shfaqur shumë sharmante me ‘look-un’ e saj.

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku shihet e veshur me një fustan jeshil dhe e rregulluar me class.

‘Një mbrëmje e veçantë nën kujdesin e fisëm të Princit Leka dhe Elias, të cilët me mirëpritjen dhe fisnikërinë e tyre, surprizuan të ftuar nga familjet e mëdha të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës, ndërsa prezantuan Shqipërinë si një vend i bekuar! Falenderime të përzemërta për gjithçka bëjnë me dedikim për Shqipërinë si rrallëkush mund të bëjë’, shkruan ish-deputetja përkrah fotove.

 

Më të lexuarat