BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Gossip

Habit këngëtari shqiptar: Nuk i dëgjoj kurrë këngët e mia në makinë!

Habit këngëtari shqiptar: Nuk i dëgjoj kurrë

Këngëtari Erik Lloshi tha se pandemia i ka anuluar shumë dasma dhe koncerte duke lënë pa punë rreth 20 persona që punojnë me të.

“Kisha shumë koncerte dhe shumë dasma dhe shumë njerëz të tjerë, mbi 20 veta që punojnë me mua që kanë ngelur pa punë. Por përpara është shëndeti”, thotë ai.

Një kritikë e ka për materialet muzikore që kanë sjellë në treg disa këngëtarë të rinj, duke veçuar ato me tekste banale dhe që nuk japin mesazhe të mira për të rinjtë.

Ai zbulon se është kritik i vetes dhe në makinë nuk dëgjon kurrë këngët e tij.

“Unë jam shumë kritik i vetes dhe në makinën time nuk ka asnjë këngë timen. Unë dëgjoj muzikë orkestrale.Kohët e fundit kanë dalë shumë artistë, që nuk di se çfarë po bëjnë. Nuk po them se janë pa vlera por nuk besoj se është ajo që duhet. Besoj se duhet të ketë censurim. Ka disa pjesë në këngët e disa personave që duan censurim.

Edhe në botë ka raste, por nuk merren me drogën, por përcjellin mesazh. Përdoren fjalë banale dhe kjo më çudit”, shprehet Erik Lloshi.