BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Gossip

Habit me deklaratën këngëtarja shqiptare pas arrestimit: Arma është e imja, e kisha harruar në çantë!

Habit me deklaratën këngëtarja shqiptare pas arrestimit: Arma

Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia sekuestroi edhe një pistoletë si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë. Ajo ka treguar para policëve se kishte kohë që e kishte harruar armën në çantë, pasi këto të fundit i ndërron shpesh.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo. Fjolla njëherësh është është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo para disa ditësh tregoi veturën luksoze që iu bë dhuratë, një “Audi Q7” (mjeti me të cilën u kap në Morinë).

Më të lexuarat