Sport

“Hera e parë që më ndodh”, Neymar i befason të gjithë pas festës së ditëlindjes, tregon çfarë po përjeton në Paris

“Hera e parë që më ndodh”, Neymar i befason të

Neymar feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe ndodhet në vitet kulminante të karrierës së tij. Ylli i PSG tentoi gjatë verës së kaluar të rikthehej te Barcelona, por akordi final nuk u arrit. Gjatë festimeve madhështore të ditëlindjes së tij, brazilianit i ka shpëtuar një frazë që sillet nga L’Equipe.

“Për herë të parë ndihem realisht i lumtur te PSG“, është deklarata befasuese e Neymar. Një moment ekzaltimi gjatë festës apo një prapakthehu e lojtarit? Për momentin nuk dihet më shumë, por është e sigurt që këto fjalë janë pritur shumë mirë nga tifozët e kampionëve të Francës.


Neymar ka shënuar 15 gola deri në këtë fazë të sezonit dhe po kalon një formë të mirë. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuchel shpresojnë që sulmuesi të vijojë me këtë formë dhe të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat sezonalë.