Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

Horoskopi mujor, Paolo Fox tregon me detaje çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e zodiakut gjatë qershorit

Horoskopi mujor, Paolo Fox tregon me detaje çfarë do të

DASHI: Një muaj që duhet shfrytëzuar, mundësisht para se të rikthehet Saturni në shenjën tuaj, kur do t’ju duhet të pritni. Mund të thuhet se është periudhë shumë e rëndësishme, në pritje të një nisme, projekti ose programi të ri. Jo të gjithë do të mbeten të kënaqur nga rezultatet e disa takimeve, por është e rëndësishme që, duke e njohur natyrën tuaj, të mos flakni gjithçka para kohe. Urreni të kërkoni diçka apo të gjunjëzoheni për të arritur gjërat. Do ta shihni rezultatin e mundit tuaj dhe falë yjeve, do të merrni lajme të mira. Nuk do të ishte e papritur nëse dikush vendos të ndryshojë duke eksperimentuar një projekt të ri ambicioz dhe fitimprurës. Kush ka një aktivitet të vetin, do të ketë mundësinë të fitojë diçka më tepër, ndonëse bëhet fjalë për përfitime që do të plotësojnë boshllëqe nga e shkuara. Sigurisht që me yjet në favorin tuaj dhe me aftësitë personale, s’do të ishte keq ta tregonit veten. Në përgjithësi, ditët para datës 20 janë më të mirat.

Çiftet e krijuara në këtë periudhë e jetojnë dashurinë në bazë të ditës, nuk duan të bëjnë projekte për të ardhmen dhe njësoj si muajin e shkuar, ata që këmbëngulin të martohen e bëjnë vetëm sepse kanë nevojë për siguri, jo sepse janë të bindur që kanë gjetur njeriun e zemrës. Ndaj bëni kujdes nga hapat e rremë. Venusi është interesant, pasi do të përjetoni ndjesi më të mira nga data 25. Do të ketë një fazë ndryshimi edhe për çiftet që kanë qenë të dyzuara gjatë dy vjetëve të fundit. Megjithatë, mbeten problemet financiare ose të të ardhurave të pakta, që janë thembra e Akilit për lidhjet. Sidomos nëse ekziston nevoja për të ndryshuar shtëpi, të transferoheni apo nëse disa projekte bllokohen për shkak të mungesës së parave, sepse njëri nga të dy partnerët nuk punon më ose punon më pak sesa vjet. Gjatë këtij muaji s’do të keni shumë takime të rëndësishme. Situata me paratë do të jetë e njëjtë, mund të keni pak trazira të dielën e datës 21. Nuk duhet të diskutoni për çështje ekonomike. Nga data 21 deri më datë 30 duhet të bëni kujdes në dashuri. Më mirë shtrijini këmbët sa keni jorganin, pa teprime. Ata që kanë një lidhje të gjatë, duhet të bëjnë kujdes nga tradhtitë, sepse që nga prilli vihet re diçka e çuditshme, ndërsa korriku do të sqarojë gjithçka të dyshimtë.

Një tjetër muaj në të cilin do të gëzoni shëndet më të mirë. Edhe ata që i janë nënshtruar një operacioni apo kanë pasur ndonjë problem shëndetësor gjatë muajve të parë të vitit, do ta marrin veten. Bëni kujdes me dhimbjen e fytit dhe të kokës, që i keni probleme të përhershme. Nga data 22 duhet të bëni më shumë kujdes në çdo drejtim.

DEMI: Vera do të nisë me disa dyshime të vogla në aspektin profesional, duhet ta bëni apo jo një zgjedhje? Ta vazhdoni apo jo një punë, ta rinovoni apo jo një kontratë? Dihet që të lindurit në shenjën e Demit zgjedhin sigurinë. Që vjet në pranverë, jeni bërë më të lirë në zgjedhjet tuaja dhe mbi të gjitha, doni të befasoni njerëzit që ju rrethojnë. Keni kuptuar që ndonjëherë keni jetuar jetën që kanë dashur të tjerët për ju, por tani duhet të bëni ashtu si mendoni vetë. Mund të shqyrtoni mundësinë për të frekuentuar ambiente ose qytete të tjera për përvoja jashtëzakonisht të rëndësishme. Mund të përmbyllni iniciativat në pjesën e dytë të muajit, por sidomos pas datës 20 do të jeni të paprekshëm. Jupiteri dhe Saturni mbrojnë dhe nxitin kontaktet profesionale. Ata që janë më tepër punëtorë mund të zgjedhin një program të ri. Periudhë e mbarë për çështjet financiare dhe ligjore. Java e datës 22 deri më datë 28 mund të jetë edhe më interesante. Nëse vjet ndërruat profesion, tani ka ardhur momenti që të krijoni një imazh të ri dhe një tjetër lloj besnikërie profesionale.

Yjet ju favorizojnë më shumë, sidomos nga e shtuna e datës 20, kur nis një fazë shumë interesante. Periudhë e mirë për të folur për dashuri dhe për të kërkuar të drejtat tuaja. Nëse po jetoni një lidhje prej kohësh, mund të kërkoni diçka më shumë, martesën, bashkëjetesën. Diskutimet që kanë lidhje me fëmijët dhe shtëpinë mund të zgjidhen në një periudhë kaq interesante, megjithatë me maturi. Njohjet e reja do të jenë të këndshme dhe mund të rezultojnë të rëndësishme në planin sentimental. Të ndarët nga vjet kanë një zjarr të ri në zemër. Do të lindin lidhje rastësore. Situata bëhet edhe më interesante për ata që nuk kanë një lidhje. Në përgjithësi, mund të thuhet se ata që kërkojnë lidhje të reja duhet t’i rezervojnë pushimet në vende ku është më e lehtë të krijoni njohje të reja. Situata do të jetë shumë e mirë edhe në fund të muajit.

Qershori s’do të jetë i favorshëm për ata që kanë lindur në fund të prillit, por jashtëzakonisht interesant. Për ata që duan të rifitojnë energjinë, vëmendjen vetëm rreth datës 9. Do të kenë disa probleme të vogla shëndetësore, asgjë serioze, por nuk do të mungojnë mundësitë për ta marrë veten shumë shpejt.

BINJAKËT: Është periudhë shumë e rëndësishme në aspektin profesional. Ata që kanë kaluar një krizë të rëndë vjet, do ta marrin veten pak e nga pak. Jo rastësisht do t’ju rikthehet edhe dëshira për të zgjidhur problemet. Do të jetë e rëndësishme mbyllja e një kontrate pune, gjithashtu mund të merrni edhe përgjigje që i pritnit prej kohësh. Nuk do të jetë periudhë me të ardhura të majme, por edhe fare pa gjë s’do të jeni. Është periudhë shumë krijuese për ide të reja. Datat 10 dhe 19 do të jenë shumë interesante. Muaj i rëndësishëm për ata që duan të marrin një provim, ndonëse do të ketë momente tensionesh të forta, ndaj bëni kujdes në datat 12, 13 dhe 19.

Duhet të kuptoni se ç’lojë doni të luani, sepse në këtë muaj mund të përjetoni një dashuri kalimtare, por edhe një histori të vërtetë dashurie. Është e rëndësishme të qëndroni pranë një njeriu që ju do vërtet. Ata që kërkojnë histori të reja nuk do të zhgënjehen aspak. Të martuarit nuk duhet ta teprojnë me kritikat. Çiftet që kanë pasur probleme në sferën profesionale janë më të qetë tani, sepse ka më shumë shpresë për të ardhmen e tyre. Dy fundjavat e fundit të muajit do të jenë intriguese.

Do të përballeni vetëm me disa momente tensioni për shkak të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj në datat 5 dhe 12. Ky aspekt do ta shtojë negativitetin dhe stresin. Kjo s’do të thotë se duhet të përfundoni gjithçka me nxitim, pasi mjafton vetëm pak durim dhe besim te fati dhe do të rikthehet energjia pozitive.

GAFORRJA: Qershori është muaj i rëndësishëm për marrëveshje, kontakte dhe për ata që kërkojnë ortakë ose bashkëpunëtorë të rinj. Data 12 është ditë e mbarë për një përgjigje pozitive për një kontratë ose marrëveshje. Në korrik mund të ketë vonesa, ndaj nëse duhet të veproni apo të flisni, duhet të veproni menjëherë. Duhet të kuptoni se çfarë doni. Ata që kanë një aktivitet të vetin, sigurisht që edhe përgjegjësinë e kanë më të madhe, gjithashtu edhe shqetësimin për të ardhmen. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme rreth datës 10. Duhet të pritni para se të ngazëlleheni, megjithatë diçka po ndodh. Më e mira parashikohet t’ju ndodhë nga fundi i vitit. Është momenti i duhur për të rifituar besimin tek e ardhmja.

Është periudhë interesante për dashuritë e reja, pasi po i afrohemi një vere shumë të nxehtë. Është moment i rëndësishëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë. Ata që vendosin të zyrtarizojnë lidhjen këtë verë, e bëjnë nga dashuria dhe pasioni, pasi ekonomikisht dhe profesionalisht nuk keni ende siguri. Por qershori ju nxit të keni besim tek e ardhmja, sepse mes vjeshtës dhe dimrit do të ndodhë diçka pozitive. Ata që kërkojnë dashurinë duhet t’i lënë mënjanë kritikat dhe nga data 20 do të keni më shumë fat. Dashuritë që lindin tani janë intriguese.

Periudha më e keqe ka kaluar tashmë për ju, madje mund të thuhet se qershori ju zgjon emocionalisht dhe duhet të vendosni ç’të bëni. Është e rëndësishme të ruani qetësinë, por s’do ta bëjnë dot të gjithë. Bëni kujdes në datat 14, 15 dhe 21. Tregohuni të kujdesshëm me ushqimin dhe mundohuni të qetësoheni.

LUANI: Venusi, që e prek shenjën tuaj nga data 23, në fund të vitit nuk do t’ju favorizojë më, por mos u trembni. Me gjasa, që vjet në vjeshtë po kërkoni një tjetër punë dhe disa kushte nuk janë më të mira. Megjithatë, këshillohet përsëri kujdes maksimal për sa u takon çështjeve ekonomike, sepse po futeni në një fazë vështirësie. Jo bllokimi, por kujdesi. Mund të mos keni më dëshirë të punoni në një ambient të caktuar dhe i ndieni pikërisht tani shkëndijat e para. Nuk është ende momenti për të vepruar, por është periudhë e dobishme për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Gjatë vjeshtës, shumë do të jenë të gatshëm të bëjnë një hap të madh, cilësor dhe pozitiv. Ata që dalin nga një fazë e vështirë financiare mund të gjejnë një burim të vogël, por mos përjashtoni as mundësinë e punëve të mira, sidomos nga korriku. Mos iu kundërvini të gjithëve, sidomos rreth datës 10. Nëse doni të përballeni me një sfidë, pritni korrikun.

Nuk do të mungojë forca dhe pasioni, pasi Venusi ka nisur një ndikim interesant që në prill. Ndaj lidhjet që kanë lindur në pranverë janë më të mira dhe më intriguese. Adhuroni t’i keni njerëzit nën vete, por rrezikoni të mërziteni nëse kërkoni partnerë shumë të përulur, pasi me raste ndieni nevojë të keni përballje psikologjike me dikë. Sqima juaj mund të shkaktojë tërheqje te njerëz që nuk e meritojnë besimin tuaj. Tani duhet thjesht të bëni zgjedhjen e duhur. Ata që ia mbyllin portën dashurisë, gabojnë, sepse është shumë e rëndësishme t’u lini vend interesave të reja. Deri më datë 20 është një periudhë e bukur për të fituar një sfidë në dashuri. Me shenjën e Binjakëve ose të Dashit mund të keni ndjesi të veçanta. Shihen me sy pozitiv edhe lidhjet me Shigjetarin. Të lindurit në shenjën e Demit ose të Ujorit mund të përpiqen t’ju ndalin ambiciet ose janë gjithmonë të gatshëm t’ju kritikojnë. Fundi i vitit 2020 nuk do të sjellë ndryshime drastike vetëm në planin praktik, por edhe në atë sentimental, ndaj duhet t’i mbroni lidhjet tuaja.

Do të keni shpesh momente lodhjeje fizike, ndaj do t’ju volitej një terapi natyrale ose një kurs meditimi. Do t’ju lindë nevoja të besoni në diçka, pasi do të ndiheni shumë të frymëzuar. Do të jeni mirë rreth datës 19 dhe do të keni telashe rreth datës 30.

VIRGJËRESHA: Vazhdon vala e favorizimit në shenjën tuaj, megjithatë ekziston njëfarë nervozizmi që nga maji, pasi ata që do t’ju ndihmonin për zgjedhjet profesionale u larguan ose nuk u bindët plotësisht nga propozimet e tyre. Dëshironi të përsosni një kontratë dhe të përmirësoheni. Do të përballeni me ata që shohin vetëm interesat e tyre. Këshillohet shmangia e situatave të tepruara ekonomike. Për shembull, ata që do të vendosin se ç’duhet të bëjnë në shtator, mund të hasin në probleme dhe ndoshta mund t’i shtyjnë disa vendime. Është normale që tani të ngurroni, ruhuni nga ndonjë armik që s’bie në sy. Nuk do të mungojnë provokimet, për shkak të ndikimit të Marsit. Datat që do ta tregojnë këtë janë 11, 12, 19 dhe 20. Mund të jeni edhe objekt zilie, por kjo s’nënkupton t’u jepni fund marrëdhënieve me njerëz të rëndësishëm për ju. Para se të bëni zgjedhje të gabuara, mendohuni mirë. Qershori do të sjellë disa ndërlikime të vogla, por do t’i gjeni zgjidhjet deri në fund të muajit.

Është e vërtetë që i jeni kushtuar punës, gjithsesi dashuria s’duhet lënë plotësisht pas dore. Te disa çifte mund të ketë një lloj largimi psikofizik ose psikologjik që duhet eliminuar. Keni kohë që jeni bërë shumë më të vëmendshëm ndaj atyre që ju rrethojnë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, e kërkoni gjetiu atë që nuk e gjeni. Nuk është e thënë që të gjithë mund të duan t’i thyejnë rregullat, por tundimi i përjetimit të një dashurie pa ndërlikime mund t’ju nxitë. Ata që duan dashuri të reja s’duhet të tërhiqen, por nuk është momenti i duhur për tradhti. Të gjitha lidhjet që fillojnë në qershor do t’i tregojë koha, por bëni kujdes edhe nga dashuritë kalimtare. Një energji e mirë dhe dëshira për të rikuperuar do të lindin në fund të muajit, kur Dielli do t’ju favorizojë sërish nga data 20.

Duke mos pasur favorizimin e Marsit, shqetësimet e vjetra dhe të reja do të evidentohen, por më së shumti stresi i akumuluar. Sa më shumë përgjegjësi të keni, aq më shumë shqetësoheni. Është momenti ideal për të filluar një kurs, një terapi. Gjithçka që shërben për të shkarkuar nervat, duhet të mirëpritet.

PESHORJA: Këtë muaj jeni përsëri të detyruar të mendoni për çështjet ekonomike, pak a shumë si në fillim të vitit. Me sa duket, disa afate janë më të rënda nga ç’parashikohej. Nuk është domosdoshmërish një vit i varfër, por keni shumë shpenzime, pasi puna e disave varet nga të tjerë, sidomos kur nuk u janë shlyer disa detyrime të prapambetura. Mund të keni polemika me ata që ju mbajnë llogaritë. Nëse këto ditë ndërpritet një bashkëpunim, nuk do të ketë shumë dëshirë për rikthim, ose duhet të kapërceni armiqësinë me ata që duan t’ju pengojnë. Duhet të bëni kujdes. Edhe pse po pritni një kontratë, mund të shtyhet, ose për momentin nuk pajtoheni me disa zgjedhje. Mund ta themi që nga një këndvështrim, qershori vë në rrezik të gjitha situatat profesionale. Ndonëse në fund do ta arrini qëllimin, nuk duhet të përballeni me dikë të rëndësishëm, përdorni diplomacinë.

Jeta sentimentale vazhdon të jetë intriguese për ata që duan. Ky është momenti më i mirë për të menaxhuar emocionet. Lidhjet kanë një evoluim të jashtëzakonshëm, nëse më parë kanë kaluar në fazën e miqësisë. Kanë ndodhur debate me familjarë, por edhe me fëmijët, për çështje parash apo motive personale. Gjithsesi, duhen kapërcyer. Pikërisht ju, që jeni shumë emotivë dhe të ndjeshëm, mund të dukeni më cinikë dhe të ftohtë. Ndonjëherë i impononi vetes një sjellje të ftohtë që të mos prekeni nga emocionet e të tjerëve, për të pasur kohë të vendosni ose për të mos të shprehur mendimin tuaj, pasi nuk i keni ende idetë e qarta dhe rrezikoni të gaboni. Bëni kujdes nga lidhjet që nisin si lojë dhe nga tradhtitë. Mund t’ju tërheqë një Dash, Shigjetar, Bricjap, njerëz shumë të ndryshëm nga ju, pikërisht për këtë arsye, edhe më të vështirë për t’u përshtatur.

Dielli do t’ju favorizojë deri më datë 20. Me gjasa do të ndiheni më mirë, pavarësisht disa shqetësimeve fizike në kyçe. Do të vazhdoni të ndiheni të lodhur. E diela e datës 21 dhe e hëna e datës 22 mund të mos jenë ditët më të mira për ju fizikisht. Nuk jeni plotësisht të kënaqur me ato që bëni dhe po e shtyni vazhdimisht një vendim, duke ju munduar së tepërmi psikologjikisht. Gjithsesi, situata do të përmirësohet në fund të muajit.

AKREPI: Ju janë shtuar shpenzimet për familjen dhe shtëpinë, megjithatë fitoni diçka më tepër, keni më shumë mundësi fitimi. Horoskopi është i shkëlqyer për studentët që duan të marrin një provim, sigurisht, me përgatitjen e duhur. Pasiguritë e fillimit të vitit, pak e nga pak do të shndërrohen në bindje. Për shembull, nëse nuk jeni mirë diku, do të keni mundësi të transferoheni. Në qershor do të hidhni një hap të rëndësishëm dhe do të merrni lajme interesante. Edhe ata që kanë mbetur pa një punë të përhershme do të kenë më shumë mundësi. Është momenti i duhur për të kërkuar ngritje në detyrë, por nuk mund të zgjidhni gjithçka njëherësh. Do të jetë situatë e favorshme në datat 12 dhe 22, ndaj bëni një kërkesë në këto data. Qershori është muaj i favorshëm edhe për marrëdhëniet me të tjerët dhe çështjet profesionale, sidomos pas datës 20.

Çiftet janë shumë më të qeta, sepse duke iu afruar gjysmës së dytë të vitit shtohet mundësia për të zgjidhur problemet financiare dhe ato profesionale. Marrëdhëniet me fëmijët kërkojnë më shumë kohë dhe duhet programuar edhe një eveniment në muajt në vazhdim. Në javët në vazhdim, ndjenjat do të jenë shumë interesante, kulmi i të cilave do të jetë në gusht. Tani duhet të kuptoni se ç’ka mbetur nga një dashuri apo shoqëri. Qershori mund të jetë muaji i duhur për të krijuar një lidhje ose për njohje të reja. Mos u zemëroni me fatin nëse jeni akoma vetë. Ndonjëherë jemi ne ata që e kërkojmë dashurinë e pamundur, sepse duam të ndihemi të angazhuar, por njëkohësisht edhe të lirë e të mos të varemi nga askush. Mund të jenë intriguese dashuritë që lindin në këtë periudhë, por edhe të rëndësishme. Mund të lindin në formën e shoqërisë, për t’u shndërruar në diçka më shumë në fund të muajit.

Të gjithë ata që ju njohin, thonë se jeni bërë më nervozë, që është më e vështirë të flitet me ju. Mos u zemëroni, sepse është e vërtetë. Prej kohësh përballeni me provokime. Është e vërtetë që jeni shumë aktivë, por ndonjëherë duhet të ndaleni dhe të merrni veten në këtë periudhë. Ndoshta edhe të bëni pushime nga data 20 deri më 30, për të rifituar qëndrueshmërinë emocionale.

SHIGJETARI: Qershori do të jetë muaji i garancive të mëdha. Do të nisni bisedimet për një marrëveshje që do të konkretizohet, nëse punoni me kontratë 1-vjeçare. Për momentin nuk keni bllokime të mëdha, vetëm nëse doni të krijoni patjetër polemika. Do të ishte e kotë të hapni një diskutim pikërisht tani, kur mund të fitoni diçka më shumë. Gjatë muajve të fundit mund të jetë ndërprerë një marrëdhënie profesionale, por tani do të krijohet një tjetër, ose mund t’ju caktojnë një detyrë më të rëndësishme, në të njëjtën punë. Për artizanët që merren me të njëjtën punë, nuk përjashtohet mundësia e një biznesi të ri, zyre ose shtëpie. Nuk do t’ju mungojë guximi dhe dëshira për të investuar në sektorë të tjerë, ndryshe nga të zakonshmit. Ata që kanë kërkuar transferim, tani duken më të qetë. Pas ngurrimeve të fundit, tani do të keni më shumë siguri. Mund të bëni edhe një shpenzim për një blerje të rëndësishme, një shtëpi ose një zyrë. Por duhet të bëni pak kujdes rreth datës 23.

Çiftet e hershme duhet të bëjnë një analizë të detajuar të situatës dhe të të gjitha ngjarjeve të fundit. Kjo situatë reflektimi ka nisur që në prill. Ndoshta njëri nga partnerët në çift ka probleme në punë, ose keni pasur probleme në familje të cilat, më në fund, janë drejt zgjidhjes. Para se të vendosni, pritni të kalojë ky muaj, pasi nuk ju mungon dashuria, por është periudhë pak e vështirë. Nëse ka ditë që ju duket sikur diçka nuk shkon, jeni gati të rebeloheni, mendohuni para se të flakni gjithçka, pasi nëse shkatërroni një lidhje tani, mund të mos e rikuperoni më kurrë. Çiftet që janë më shumë në krizë duhet të bëjnë kujdes rreth datave 12 dhe 13. Marrëdhëniet në krizë mund të kalojnë në ndarje përfundimtare, por vetëm nëse i kanë problemet prej vitesh.

Do të ndiheni pak të lodhur, sidomos nga stresi në fundjavë, sepse bëni gjithmonë diskutime serioze. Nëse ju shkakton problem ndonjë i afërm, atëherë nervozizmi dyfishohet.

BRICJAPI: Keni bërë zgjedhje të rëndësishme që në fillim të vitit, ndaj roli juaj profesional ka pësuar ndryshime të dukshme. Mund të vendosni nëse do të punoni vetëm, të eksperimentoni në sektorë të tjerë ose të bëni kërkesa. Është e rëndësishme të kuptoni se cilat janë lëvizjet e duhura për të mundur në kohë kundërshtarin. Nëse punës suaj i nevojitet konsensusi, do të keni gjithnjë e më shumë. Sigurisht që do të keni edhe më shumë liri veprimi. Është e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen, pasi mund të marrin një lajm të mirë. Nuk përjashtohet as mundësia për të punuar në qytete të tjera, por edhe të ndryshohet puna dhe të vlerësohen strategji të reja. Do të keni disa të ardhura që edhe mund të mos jua zgjidhin të gjitha problemet, por do t’ju ndihmojnë disi.

Nëse jeni ende vetëm këto ditë, do të thotë që s’doni të jetoni një dashuri të rëndësishme, ose thjesht ju pëlqen të frekuentoni njerëz pa shumë angazhime. Janë të favorizuar ata që kanë një familje dhe duan të ndërmarrin projekte të reja. Nuk mund të përjashtohet që ky të jetë viti i martesës, bashkëjetesës ose i zgjedhjes së rëndësishme. Bëni kujdes nga lidhjet jashtëmartesore, jo vetëm sepse nuk këshillohen në përgjithësi, por sepse është viti kur duhet të jeni shumë të qartë me veten dhe të tjerët. Do të merrni vendime të rëndësishme brenda verës.

Për sa i takon anës fizike, qershori është muaj rikuperimi. Ndonjëherë tregoheni të ashpër me veten, pasi vendosni rregulla shumë të rrepta. Lëshojeni pak veten dhe jetoni një jetë më të qetë dhe me më pak kontroll. Anën e djathtë të fizikut e keni më të ndjeshme, por edhe shpatullat dhe këmbët janë një pikë e dobët juaja. Jeni njerëz shumë të përkushtuar ndaj punës, ndaj nëse punën e keni para një kompjuteri, duhet të bëni kujdes me qëndrimin, pasi me kalimin e kohës, shpina do të pësojë dëmtime. Është viti i duhur për të parandaluar dhe kuruar probleme të tilla.

UJORI: Është muaji kur duhet të rishikoni projektet tuaja, por s’është nevoja ta shtoni shumë kërkesën ndaj vetes. Më mirë pak e saktë. Kjo vlen sidomos për profesionistët e lirë, që mund të jenë shumë të lodhur. Një program mund të mos të jetë i njëjtë dhe duhet të përballeni me një transformim. Të lindurit deri më 7 shkurt do të ndiejnë nevojën të ekspozohen ndaj së resë, më pas do ta bëjnë edhe të tjerët. Ata që punojnë me kohë të pjesshme, tani do të kenë pasiguri, sepse do të kenë dëshirë të ndryshojnë dhe mund të marrin një propozim. Shqetësimi nuk është transformimi i jetës ose gjërat e reja, por ndryshimet ekonomike, sidomos ata që kanë një familje për të mbajtur ose që nuk bëjnë dot atë që duan. Detyrime për të respektuar, kontrata për të firmosur. Do të ketë një lloj shkëputjeje nga realiteti për ata që nuk ndihen mirë në një ambient të caktuar.

Rrezikoni të shkarkoni agresivitet në familje, por fatmirësisht, Saturni e pengon këtë. Është periudhë e favorshme për të nisur një projekt të ri familjar, me bashkëpunimin e njeriut të zemrës. Nuk do të keni më dëshirën të krijoni lidhje kalimtare. Ata që janë akoma vetëm, që janë të pjekur, nuk do të kenë dëshirë të luajnë. Madje, me një horoskop kaq të rëndësishëm dhe favorizues, mund të lindë edhe ideja për të bërë fëmijë nga fundi i vitit. Datat 23 dhe 25 kërkojnë pak vëmendje për marrëdhëniet në përgjithësi. Edhe pse mund t’ju kushtojë shtrenjtë, duhet bërë një sqarim. Nuk mund të heshtni më.

Është një moment reflektimi i thellë, ku kujdesi për fizikun është më i rëndësishmi. Ky është viti kur duhet të kujdeseni më tepër për mirëqenien tuaj, duke kuruar edhe ndonjë problem, si pagjumësia, për shembull. Natën ju zë gjumi duke vrarë mendjen se ç’do të bëni të nesërmen, por netët pa gjumë shkaktojnë lodhje dhe stres.

PESHQIT: Nuk përjashtohet përmbyllja e një programi ose një projekti që keni nisur që para dy vjetësh. Brenda kompanisë në të cilën punoni do të ketë konflikte dhe ka zëra që thonë se mund të ndryshojë gjithçka plotësisht, edhe në rangjet drejtuese. Kush ka një aktivitet të vetin, duhet të mendojë një projekt të rëndësishëm në fillim të vjeshtës. Sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë favorizohet zgjidhja e çështjeve ligjore. Gjithashtu jeni të favorizuar edhe nga pikëpamja profesionale, sidomos rreth datës 22. Tetë ditët e fundit të qershorit janë të rëndësishme për ata që duan të komandojnë.

Çiftet duhet të rishqyrtojnë marrëdhëniet e tyre, parashikohet njëfarë mërie për ata që s’u janë rikthyer dot lidhjeve të vjetra. Ndërsa ata që mendonin se me tradhti zgjidhën një krizë, tani s’janë të lumtur dhe duhet të zgjidhin kaosin e krijuar. Ata që janë tradhtuar duhet të pyesin veten nëse me ose pa vetëdije e kanë shtyrë partnerin drejt tradhtisë. Qershori është muaji i verifikimeve, brenda korrikut duhet të jeni më elastikë. Ndonjëherë, në zgjedhjet tuaja parapëlqeni njerëzit racionalë, sepse ju falin siguri. Për shembull, me Bricjapin, Demin dhe Virgjëreshën mund të krijohen lidhje fillimisht intriguese, por më pas këto shenja nuk ju ofrojnë atë që doni. Shpesh ngaqë i japin përparësi punës, ndërkohë që për ju është e rëndësishme edhe të ëndërrohet.

Ata që janë kujdesur për veten, pikërisht në këtë periudhë do të shohin edhe rezultatet. Ditët pas datës 20 do të jenë më të mirat. Datat 12, 21, 22 dhe 30 janë më të mirat për mirëqenien tuaj. Kujdesuni për këmbët dhe kaviljet, që janë prej kohësh pika juaj e dobët.

Më të lexuarat