
Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin, ministrja Kushi publikon udhëzimin e rëndësishëm për shkollat

“Humba shpresën”/ Aktorja e madhe Zamira Kita rrëfen dramat e jetës dhe momentin kur mendoi vetëvrasjen: Kujtoja se do i jepte fund dhimbjes së madhe që përjetova

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Korrik 2020

Aktorja e madhe, Zamira Kita, e ftuar në emisionin 'rreze dielli' ka rrëfyer si asnjëherë më parë vështirësitë dhe peripecitë e jetës, ku sipas aktores jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe është përballur me shumë vështirësi.
Në periudhën e komunizmit, aktorja e famshme shqiptare ishte me biografi të keqe dhe kjo e pengoi për të arritur shumë gjëra.Ajo u shpreh se në jetë ka kaluar shumë dhimbje, duke filluar nga biografia, humbja e binjakëve dhe sëmundjes së vajzës së saj por që i ka tejkaluar me sportivitet.
Momenti i vetëm kur mendoi vetëvrasjen ishte në fillimet e karrierës së saj si aktore kur e emëruan në fshat për të ushtruar profesionin.
Zamira u shpreh se në atë moment e humbi shpresën dhe nuk shikonte asnjë dritë jeshile në horizont.
Ndaj ajo mendoi të vriste veten me mendimin që dhimbja e madhe që ndiente do t’i kalonte.
“Edhe kur më ndodhin gjëra të këqija, gjithë problematikat që kam pasur me vajzën, shëndetin e saj unë i kam kaluar me shumë sportivitet. Nuk e di pse kam pasur besimin dhe shpresën se çdo gjë do të ecë mbarë. Ka pasur edhe momente kur kam humbur shpresën në problematikat personale, intime dhe në ato profesionale.
Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat. Ishte zhgënjim total kur u emërova në fshat,”- tha aktorja, e ftuar në emisionin “Rreze dielli”.
Më të lexuarat


“A do dilje me një djalë më të ri?”/Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur: Gjithmonë më kanë pëlqyer më të mëdhenjtë, por...

Cili është emisioni më i mirë politik në Shqipëri? Rudina Xhunga zbulon të preferuarin e saj

Të përqafuar dhe duke pirë verë, moderatorja Xhemi Shehu si rrallëherë publikon foton romantike me bashkëshortin e saj

“Mostra, gënjejnë për fonde”, shpërthen aktorja Renada Caci dhe nuk lë gjë pa thënë

Fisnik Syla feston ditëlindjen me festën gjigante, urimi i vajzës së Fjolla Morinës tërheq vëmendjen e të gjithëve (VIDEO)

“Do të doja një skenë erotike me të”, muzikanti Genc Salihu thotë për herë të parë emrin e këngëtares shqiptare me të cilën ka qenë i dashuruar

Kur e ke humbur virgjërinë? Shqipja i habit të gjithë me përgjigjen e saj

"Më gjuan tek...", befason Anita Haradinaj, tregon si e përkëdhel Ramushi

“Të më japë lekët që më ka borxh”, pasi Shqipja e demaskoi publikisht, flet Mevlani: Për klipin i dhashë...

Aktorja e njohur shqiptare befason me lëvizjen, i futet politikës: Do të garoj dhe unë në zgjedhje
