BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x

Gossip

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e modës me një karrierë gjysmë shekulli! Ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e modës me një karrierë

Një lajm i hidhur vjen për botën e modës, ku bëhet me dije se ka humbur jetën parakohe dizajneri japonez i modës Issey Miyake, i njohur për stilin e tij të guximshëm. Karriera e tij si stilist zgjati për më shumë se gjysmë shekulli.

“Ai vdiq në mbrëmjen e 5 gushtit”, tha një punonjëse e zyrës së tij për AFP, duke refuzuar të identifikohet dhe të zbulojë detaje të mëtejshme rreth ndarjes së tij nga jeta.

Ndërsa mediat japoneze informojnë se ai ndërroi jetë nga kanceri në mëlçi. Funerali i Miyake është bërë tashmë dhe pjesëmarrës kanë qenë vetëm të afërm të tij, ashtu siç ai dëshironte, pasi s’kishte plane për një ceremoni publike, tha ajo.

Miyake ishte pjesë e stilistëve të rinj japonezë që lanë gjurmët e tyre në Paris nga mesi i viteve 1970.

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e modës me një karrierë

I njohur për stilimet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila përfshinte veshjen ikonike të Steve Jobs.

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e modës me një karrierë

Ai eksperimentoni me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e modës me një karrierë

Pse Steve Jobs mban gjithmonë jakë të zeza?

Jobs dikur donte që të gjithë punonjësit e Apple të mbanin uniforma, një qëllim që u ndez pas vizitës së tij në Sony Japoni në vitin 1980.

Ai mendoi se zbatimi i së njëjtës ide do të bashkonte të gjithë punonjësit e Apple dhe do të krijonte lidhje.

Jaka e zezë ikonë u krijua posaçërisht për Jobs nga stilisti i njohur japonez i modës, Issey Miyake.

I lindur në Hiroshima në vitin 1938, Miyake ishte vetëm shtatë vjeç kur Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë atomike në qytet në gusht 1945.

Ai i mbijetoi shpërthimit, i cili vrau rreth 140.000 njerëz dhe çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore pas bombardimit të Nagasakit tre ditë më vonë.

Ai themeloi Miyake Design Studio në Tokio në vitin 1970, dhe menjëherë më pas hapi butikun e tij të parë në Paris.

Nga vitet 1980, karriera e tij ishte në “lulëzim” të plotë pasi ai eksperimentoi me materiale nga plastika te tela metalike dhe madje edhe letra artizanale japoneze.

Retrospektiva më e madhe e punës së Issey Miyake u organizua në Qendrën Kombëtare të Artit, Tokio, ku festoi 45 vjet karrierë.

Miyake ka bërë një rrugë të gjatë që kur ka nisur dizanjin dhe ka realizuar 100 këmisha me jakë të zezë për Steve Jobs. Dy burra me gjenialitet krijues.