BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

“I frikshëm dhe i vazhdueshëm”/ Shokon Meghan Markle, tregon detaje të rënda se çfarë i ka bërë familja mbretërore: Nuk doja të isha më gjallë, kam tentuar vetëvrasjen

“I frikshëm dhe i vazhdueshëm”/ Shokon Meghan Markle,

Gjatë një interviste, Meghan, gruaja e Princit Harry ka treguar detaje tronditëse për jetën e saj që ka menduar deri në vetëvrasje.

Meghan ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore të Britanisë për shqetësimet që kishin ngritur se sa e errët mund të jetë lëkura e djalit të tyre.

39 vjeçarja, nëna e së cilës është më ngjyrë dhe babai i bardhë, tha se në 2018 kishe pasur mendime vetëvrasëse pasi u lut për ndihmë dhe nuk e ndihmoi asnjë, raporton Reuters.

Meghan tha se djalit të saj Archie, tani 1 vjeç i ishte mohuar titulli i Princit sepse kishte shqetësime brenda familjes mbretërore.

“Mua ma tha Harry këtë gjë, ishte bisedë që familja e tij kishte bërë me të,” tha Meghan gjatë intervistës me Oprah Winfrey.

Ajo tha se familja e tij nuk i mbështeste më financiarisht. Pallati Buckingham nuk dha asnjë koment në lidhe me intervistën e cila u transmetua edhe në Britani.

Gati tre vjet nga dasma e saj, Meghan i përshkroi disa anëtarë të paidentifikuar të familjes mbretërore si brutalë dhe fajtorë për vërejtje raciste.

Ajo gjithashtu akuzoi Kate, gruan e vëllait të madh të burrit të saj Princit William, se e bëri atë të qante para dasmës së saj.

“Thjesht nuk doja të isha më gjallë. Dhe ky ishte një mendim shumë i qartë, i frikshëm dhe i vazhdueshëm. Dhe më kujtohet se si Harry ishte i vetmi që më mbështeti,” tha Meghan mes lotëve.