Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I plasën ujërat në Tiranë dhe u nis me urgjencë për të lindur në Itali, spikerja e lajmeve të ‘TV Klan’ tregon ngjarjen e pazakontë: Dola nga spitali pa fëmijë...

Postuar: 15/09/2019 - 12:16

Spikerja e njohur e lajmeve në ‘Tv Klan’, Anjola Hamzaj është bërë së fundmi nënë e dy binjakëve.

Mirëpo, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo foli për historinë e pazakontë të lindjes së binjakëve të saj, Emma dhe Luis. Për fat të keq, foshnjat lindën në muajin e shtatë, po tashmë fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Anjola rrëfeu se ditën që lindi s’ndihej mirë dhe la një takim te mjeku. Rrugës për në klinikë, ndjeu që i plasën ujërat dhe menjëherë vendosi të udhëtojë drejt Italisë sepse ndjente një lindje të vështirë.

“Nga plasja e ujërave, thonë që ke 48 orë kohë, por lindja mund të ndodhë dhe brenda gjysmë ore. Mora guximin. U përpoqa të qëndroja ulur. Në aeroport e mbajta të fshehtë gjendjen time, se ndryshe s’do të më kishin lejuar. Në mesnatë, solla në jetë fëmijët me operacion cezarian. Ishin shumë të vegjël”, tregon ajo.

Anjola e konsideron veten dhe fëmijët me fat se mund të kishte lindur edhe në avion.

Për tre muajt në vijim, ajo mund t’i shihte fëmijët në inkubator vetëm dy herë në ditë. “Nuk e pata të lehtë se dola nga spitali pa ata. Në një dhomë hoteli, pa fëmijët, pa barkun, kisha një ndjesi boshllëku”, tha ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 18:07

Këngëtarit Ergi Dini është ndarë ka jeta para dy vitesh duke lënë pas një dhimbje të madhe e sidomos për motrën e tij Barbanën.

Postuar: 14/10/2019 - 17:29

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25 vjeçare.

Postuar: 14/10/2019 - 16:49

Kryeministri, Edi Rama së fundmi është angazhuar në filmin “I Love Tropoja” ku shfaqe

Postuar: 14/10/2019 - 14:56

Megjithëse numëron rreth 35 milionë fansa në Instagram, një numër që është rritur shumë shpejt, D

Postuar: 14/10/2019 - 14:56

Ermal Mamaqi na ka treguar s se filmi i tij i ri ‘I love Tropoja’ është gati dhe shum

Postuar: 14/10/2019 - 14:12

Përmes një postimi në Facebook kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli na solli disa pamje mbreslënëse nga

Postuar: 14/10/2019 - 13:17

Meghan Markle ka vënë në rrezik jetën e shoqërueseve të saja të vogla gjatë dasmës së saj.