Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I publikuan fotot e vilës në Dardhë, reagon Sonila Meço: Ne i jemi kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë si ndaheshin dot qytetit

Postuar: 14/08/2019 - 16:04

Lajmi që qarkulloi sot në portalet online për vilën në fshatin turistik në Dardhë të moderatores Sonila Meço duket që nuk e ka pritur mirë. Meço ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social duke publikuar një foto të domateve të mbjella te kopshti para shtëpisë së saj ku shkruan: “Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…”

Ajo shkruan se nuk ka asnjë lajm tjetër në fotot prej bahçeve të Dardhës dhe se i është kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin dot qytetit.

Reagimi i plotë:

Për ca tituj portalesh e komente nëpër to

Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…
Atë copëz tokë që na ka rënë për hise mjafton ta duam, trajtojmë, të përpiqemi të na e shpërblejë kujdesin. Si thosh plaku i urtë: “Gërmoje tokën biri im se aty do gjesh pasurinë e vërtetë!”
Për atë tokë, ajër e ujë rrofshin ata që dinë t’i çmojnë, ruajnë, duan e punojnë!
Gjyshërve u puthim duart për ç’na mësuan e mësojnë, për trashëgiminë e vyer dhe dashurinë për tokën me të cilën na ushqejnë!

Nuk ka asnjë lajm tjetër në fotot prej bahçeve të Dardhës…aty ku fati e desh të rriteshin të parët e bashkëshortit tim e ku stërmbesa e tyre po për të njëjtin fat kalon pushime verore e dimërore.
Se ndonjëherë portalet, edhe pse prej dashamirësisë, me titujt e tyre nxisin komente nga më të rëndat.
Ne i jemi kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin dot qytetit. Ky është i vetmi luks, kush kalon nga Dardha e di se si i stolisin bahçet me lule të harlisura banorët e përhershëm e të përkohshëm. Rrofshin për traditën!
Ju presim për ditën e Shën Mërisë në 16 gusht, Dardha

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2019 - 20:08

Këngëtari i njohur i viteve të viteve ’90, Dashnor Diko është rikthyer për publikun për të prezantuar dy djemtë e tij të rritur.

Postuar: 11/11/2019 - 19:03

Marina Vjollca është një ndër moderatoret që ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj të jashtme.St

Postuar: 11/11/2019 - 18:48

Reperit të famshëm Lil Pump gjatë xhirimeve të videoklipit të ri i ka ndodhur diçka e papritur.

Postuar: 11/11/2019 - 16:19

Ajo është një prej femrave shqiptare që gjithmonë tërheq vëmendien e fansave për shkak të postime

Postuar: 11/11/2019 - 15:24

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Ditë e re”, ishte artisti Gëzim Meta, dhëndri i këngëta

Postuar: 11/11/2019 - 14:20

Ditën e djeshme në emisionin “Thumb On”, Agjenti 00Thumb zbuloi se Ana Lika dhe Drilo

Postuar: 11/11/2019 - 11:55

I ftuar dje në emisionin "Thumb on" të Fatmës e Aulonës, ishte moderatori i suksesshëm