BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Gossip

I shoqi përfundon në spital/ Aktorja e njohur Zamira Kita u infektua me koronavirus, flet për herë të parë dhe tregon eksperiencën e vështirë: Duket sikur të zë COVID-i, të zë vdekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë

I shoqi përfundon në spital/ Aktorja e njohur Zamira Kita u infektua

Aktores Zamira Kita nuk i ndahet shpirti kur bëhet fjala për aktivitete të ndryshme artistike, pasi gjithmonë qëndron në krye të tyre. Por këtë herë për shkak të shëndetit i është dashur të izolohet, pasi prej 12 ditësh ka rezultuar e prekur me COVID- 19 së bashku me bashkëshortin i cili është i shtruar në spital.

Aktorja në një lidhje skype na rrëfeu sesi ka qenë përballja e saj me COVID-19. "Edhe pse e izoluar shumë artistë pjesëmarrës në KokoFest dhe jemi parë nga poshtë dritares. Por ndërkohë dua të jap një mesazh; Është bërë një propagandë shumë e tmerrshme e këtij virusi që duket sikur kur të zë COVID, të zë vdekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë. Dhe kësisoj njerëzit rëndohen psikologjikisht dhe e përjetojnë shumë rëndë përballjen me sëmundjen. Unë nuk e pata kaq të rëndë dhe kisha një lloj optimizmi, të njëjtën gjë dhe bashkëshorti im që e kishte shumë më të rëndë se unë. Dua që njerëzit ta mendojnë si një grip normal, diku zë më lehtë e diku më rëndë dhe ajo këshillë që unë dua t'u jap të gjithëve është të mos neglizhojnë asnjë shenjë por të marrin menjëherë me mjekun që të ndjekin protokollin që u këshillojnë dhe kësisoj nuk do të kenë asnjë rrezik nga ky virus."- tha aktorja Zamira Kita.