
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

I thanë se po viktimizohet me historinë personale, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ shpërthen e revoltuar: Një vajzë nuk është një objekt seksual dhe as një makineri ‘pjellëse’!

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Janar 2021
Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema ishte e ftuar ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” për të diskutuar mbi seksizmin. Moderatorja dha një shembull konkret, duke treguar se si ju vërsulën gjithë njerëzit për publikimin e pikturës së famshme, “Origjina e botës” nga Gustave Courbet, ndërsa me të dashurin e saj, Vlashent Satën, që postoi po të njëjtin imazh në rrjetet sociale, ndodhi krejt e kundërta.
“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë. Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale. Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Është bërë një tmerr i madh. Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna.
Kjo histori e Dojnës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, por ka nga ata që e kanë cilësuar edhe si viktimizim. Njëra nga ndjekëset e saj i ka shkruar në mesazhe moderatores: “Dojna mos po viktimizohesh?”. Mema e ka parë këtë mesazh dhe ju ka dhënë një përgjigje të mirë të gjithë atyre që mendojnë kështu.
“Po i dal perpara çdo lloj ideje te tille! Une nuk di te viktimizohem dhe nuk kam pse ta bej. Nese perseris ngjarje, e bej sepse dua ti mëshoj nje koncepti te cilin e kam perzemer, por asnjehere kot. Eshte ne natyren time te mos jem «politikisht korrekte», ndaj pergjithesisht o me duan, o me urrejne, s’ka rruge te mesme. Me shihni ne ekran ashtu sic me keni pare gjithmone. Nuk jam e re ne kete fushe qe te dua te godas ne «zemrat tuaja» dhe te perdor skema.
Debati mbi «seksizmin» tek @ediell_topchannel mori nota bertitese nga ana ime sepse vazhdoj te mendoj qe jemi nje shoqeri qe kemi nevoje te shkundemi mire derisa te kuptojme se nje grua/vajze ne shoqeri nuk eshte as objekt seksual dhe as nje makineri «pjellëse». Kur tregoj histori te miat personale, ve veten ne loje, duke rrezikuar fort, kështu qe mos e merrni si «viktimizim» apo «deshire per vemendje» sepse me besoni do te ishte shume me e thjeshte te thoja ca gjera politikisht korrekte per hir te kameras! Ama, kjo nuk do te isha kurre une. Keshtuqe gjithmone do te kem fjale per ata qe kane vesh dhe bërtima per ata qe s’duan te degjojne. Faleminderit”, është përgjigjur Dojna.
Më të lexuarat


U tha se pati konflikte me drejtuesit, flet Eneda Tarifa zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Portokalli”

Lediana mposht Antonelën për Mevlanin, konkurrentja bën veprimin që nuk e priste askush

Pse e zgjodhe Antonelën? Lediana përballet me Mevlanin pas ‘zënkës’ në prapaskenë: S’dua të jem në një treshe, ndaje …

“Ku ka zë nuk është pa gjë”, Fifi thyen heshtjen, zbulon raportin që ka me Fationin e ‘Përputhen’

Shqipja është e lidhur me Fationin? Ana befason me deklaratën: Jashtë emisionit e ka …

“Kam histori që me të vërtet trondit”, Ana e ‘Përputhen’ i befason të gjithë me atë që thotë: Do qanit e do...

“Ti akuzohesh për imoralitet, të mbajnë me lekë”/ Gazetari nuk i lë gjë pa thënë, shpërthen Xhensila Pere: Të të vijë turp! Unë e pamoralshme, ti je... (VIDEO)

Plas keq sherri në ‘Top Channel’/ Gazetari e akuzon se ka çrregullime mendore, Ana e ‘Përputhen’ shpërthen e revoltuar dhe bën veprimin që nuk pritej (REPLIKAT)

Rita ora pëson incidentin e papritur, nëna e saj i jep këshillën tipike shqiptare: Lyeju pak me kos! (FOTO)

“Më ke shpëtuar jetën”/ Mori letrën emocionuese, Gaz Paja shpërthen në lot në mes të emisionit (VIDEO)
