BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

I zuri vendin Xhemi Shehut, Fjoralba Ponari zbulon emrin e personit që insistoi që ajo të shkonte në “Portokalli”

I zuri vendin Xhemi Shehut,  Fjoralba Ponari zbulon emrin e personit që

Sezoni i ri i emsionit të njohur të humorit “Portokalli” startoi mbrëmjen e 14 marsit në televizionin “Top Channel”.

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit, e cila ia doli me sukses të përshtatej me këtë format që në natë të parë.Komplimentat drejtuar moderatores së re të emisionit ishin të panumërta, teksa Fjoralba mori edhe “bekimin” e ish-moderatores së këtij emisioni, Xhemi Shehut.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.

Fjoralba fitoi simpatinë e të gjithëve, por atë s’do ta shihnim në “Portokalli” po të mos ishte për Argjira Spancën, kolegen dhe mikeshën e saj më të mirë.
Argjira ishte ajo që e bindi Fjoralbën në moment të fundit të merrte pjesë në audicionet e programit, siç tregon edhe vetë Fjoralba.

“Si shkove në audicionet e “Portokallisë” kur kishe dyshime?”- i shkruan dikush, ndërsa moderatorja tregon:

“Insistoi Argjira Spanca që të mos e humbisja si mundësi. Jam paraqitur ditën e fundit të audicioneve, 3 ditë para fillimit të spektaklit.”- tregon ajo.

Më herët, Fjoralba ka treguar se nuk mend0nte kurrë se do të bëhej pjesë e “Portokallisë”, por bordi drejtues e kishte bindur.